Bamir Topi i qan hallin Parlamentit: "Prodhon të fortët dhe të pashkolluarit". Kush e ka bllokuar rrugën me ndihmën e pushtetit?
Gjatë një interviste për revistën “Java”, Bamir Topi thotë thotë se ky është parlamenti më i gjorë në historinë e shtetit shqiptar: “Çudia e madhe është se sa më shumë kalon koha, aq më shumë përkeqësohen kualitetet politike përfaqësuese dhe për pasojë, sot parlamenti është në gjendje të pashpresë për të udhëhequr sfidat evropiane të Shqipërisë… Padyshim, formalizimi i shtetit dhe ekonomisë është rregull për të gjithë, por nuk duhet të na kujtojë rastin e Martin Shkrelit në SHBA, që mori monopolin e ilaçit për të sëmurët kronikë dhe e shumëfishoi çmimin brenda ditës, duke sjellë panik dhe duke i shuar dëshirën mjaft njerëzve për të vazhduar betejën me vdekjen në emër të jetës, duke u kthyer sipas medias botërore, si njeriu më i urryer për momentin. Ligji dhe metodat e zbatimit duhet të jenë racionale”, ka thënë kryetari i FRD-së për “Java”.
Ndërsa për çështjen e dekriminalizimit, Topi është shprehur: “Problemi themelor është se kush do të dekriminalizojë mendjet kriminale të disa njerëzve të rëndësishëm në vendimmarrjet politike. Si ka mundësi të flitet për drejtësi, kur askush nuk don të ndryshojë ligji i zgjedhjeve, aty ku buron pushteti i korruptuar nga votat e vjedhura apo të blera. Gjithçka është futur në rreth vicioz. Pushteti prodhon të fortët dhe të pashkolluarit dhe këta mbajnë pushtetin. Prandaj kemi parlamentin më të “gjorë” në historinë e shtetit shqiptar”. Leksioni i ish-presidentit për të fortët dhe të pashkolluarit nuk duhet të na hutojë aq shumë sa të harrojmë se Bamir Topi është një njeri që me ndihmën e pushtetit ka bllokuar kalimin në një rrugë që e ka shpallur private, duke vepruar po njësoj si ata të fortë për të cilët e ka zënë meraku sot.
Add new comment