Basha debaton me deputetët e PD-së: Berisha do ju quante sabotatorë
Një mbledhje e thirrur dje nga Kryetari i PD-së në orën 09.00 të mëngjesit nisi rreth orës 11.00. Kryetari i PD-së ka qenë në zyrën e tij, ndërsa deputetët në sallën e mbledhjeve. Në raportimin e saj “Gazeta Shqiptar” shkruan se nuk dihet për çfarë arsyeje u zgjat takimi, por ai i ka lënë deputetët në pritje të gjatë. E para që është larguar nga mbledhja ishte deputetja demokrate, Majlinda Bregu. Burimet thanë se ajo ka lajmëruar kolegët për ikjen, pasi pritja zgjati tepër dhe ajo kishte një takim me ambasadorë për çështje të ndjeshme të situatës së Shqipërisë në raport me BE-në. Ky ishte një çast që shkaktoi ilaritet kur filloi mbledhja. Sipas “Gazeta Shqiptare” kryetari i PD-së, Basha ka thënë: “Kush është kjo zonjë që guxon të ikë e të lërë një mbledhje të rëndësishme të kryesisë së grupit parlamentar me kryetarin?” E pas kësaj, sigurisht në epiqendër të kritikave ishin ata që erdhën me vonesë në mbledhje. I pari Arben Ristani, nënkryetari i PD-së dhe pas tij, deputeti, Flamur Noka. Teksa Basha priste që ishministri të vinte në mbledhje, u tha të tjerëve: “Nëse në vendin ku jam unë do të ishte paraardhësi im, këtë do e quante sabotim”
Add new comment