Blloku Politikë
Basha për ÇEZ: Meta të mbështesë nismën tonë, do dorëzojmë një pr/ligj për hetimin ndërkombëtar
Partia Demokratike do të dorëzojë të hënën një pr/ligj për të mundësuar hetimin ndërkombëtar për çështjen e ÇEZ. “Do ta ketë shansin që të hënën të tregojë mbështetjen e nismës tonë ligjore në Parlament ose të demaskojë manovrën për ti shmangur hetimin” tha Basha nga selia e PD-së në replikë të deklaratës së djeshme të kryetarit të parlamentit Ilir Meta. “Shqiptarët meritojnë kthimin e parave dhe nxjerrjen para drejtësisë së kumbarëve të krimit. Kushtet tona për një hetim të pavarur përfshijnë dhe do të përfshijnë dorëheqjen e Ilir Metës” tha Basha.
Merkel nuk na fal: Shqipëria shpallet vend i sigurt i origjinës. Çdo bëhet me statusin?
Deklaroi në Tiranë se një vend me kaq shumë kërkesa për azil sa Shqipëria nuk munë të jetë kandidat për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Megjithatë shqiptarët thyen çdo rekord dhe eksodi drejt Gjermanisë shënoi shifra rekord për korrikun dhe gushtin. Shpresa se mos Shqipëria do të tolerohej për shkak të një lloj vëmendje që mori kryeministri Rama gjatë takimeve me zonjën Merkel, të cilat kulmuan me vizitën e kancelares në Tiranë, rezultoi e padobishme.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë klasifikuar zyrtarisht si vende të sigurta nga Gjermania.
Dimë përherë të jemi ekstremistë, “Shekulli”: Zv.prokurori i Përgjithshëm të jetë i huaj
Ideja e një hetimi ndërkombëtar ka hapur një dritare të re për zhvillimin politik në Shqipëri, sa kohë që kjo e fundit është një vend që bashkëqeveriste njëfarësoj nga disa politikanë dhe disa ambasadorë. Një dritare e cila ndonëse është krijuar në kushtet e një përballjeje politike të brendshme, mund të çojë në hapjen e disa dosjeve të cilat drejtësia shqiptare nuk do t’i zbardhë. Në një opinion të vetin në gazetën “Shekulli”, opinionisti i saj, Genc Burimi, propozon madje, dhe ia adreson këtë mesazh LSI-së së Ilir Metës, që me ligj të krijohet pozicioni i zv.
Ambasada e ShBA: Nuk përfshihemi në hetimin për CEZ
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi hetim nga amerikanët për çështjen e CEZ-it, por një ditë më pas ambasada e ShBA në Tiranë e ka hedhur poshtë këtë mundësi. “Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, tha për Top-Channel, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts. Ai ka shtuar se në çdo rast, ShBA, mbështesin institucionet ligjzbatuese në vend përmes zyrës së OPDAT.
Ngjela flet për reformën në drejtësi: Ka një marrëveshje të fshehtë politikë-gjyqësor, duhet zhbërë
Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi ka folur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie. “Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”, tha Ngjela. Avokati foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë.
Nishani i kundërpërgjigjet sfidës së Bushatit, urdhëron ambasadorin në OSBE të vazhdojë punën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka urdhëruar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, të qëndrojë në detyrë dhe të mos i bindet urdhrave të ministrit. Në këtë mënyrë kreu i shtetit i është përgjigjur sfidës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.“Panorama” publikon shkresën që Nishani i ka dërguar ambasadorit tonë në Vjenë, të cilit i ka saktësuar se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedurë lirimi dhe se vetë Presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për ta liruar nga detyra.
PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ
Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.
Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).
Quhet prokurori dhe vuan nga hemoragjia e dëshmive. Kësaj radhe dëshmia e Elvis Matajt, dëshmitarit të përfolur në skandalin e CEZ
Prokuroria shqiptare provon edhe njëherë se është një institucion aneks i politikës. Njësoj si në çështjen “Doshi” edhe kësaj radhe, kur po përflitet skandali i CEZ, nga ky organ rrjedh dëshmia e Elvis Matajt, ish – dejtues i kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj. Dëshmia, dhënë prokurorisë, publikohet nga “Tema” dhe aty nuk duket emri i Ilir Metës. Ka hamendësime etj., por kaq. Del emri i Petrit Ahmetajt, duke hedhur poshtë kështu insinuatat e një dite më parë se Meta ka ndërhyrë te Adriatik Llala për të zhvlerësuar dëshminë e Matajt.
Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”
Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.
Dy versionet e skandalit të CEZ
Ridvan Bode, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar versionin e tij, për vendimet e viteve 2010-2011-2012 për çmimin e shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ. Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim të tij, si ish-ministër Financash, për uljen e çmimit, pasi kjo ishte kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë. Letra e demonstruar nga Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” sipas Bodes, është një kthim përgjigje ndaj një letre të ERE-s.