Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”
Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.
Dy çështjet nuk duket të kenë lidhje të drejtëpërdrejtë me njëra-tjetrën, veç emrit të ish-ministrit që në studion e “Opinion” u akuzua nga LSI për diktimin e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste “CEZ Shpërndarje”. Akuza e dytë për Boden që lidhet me rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për skandimin e doganave me “Rapiscan” vjen pikërisht në kohën, kur skandali me borxhet e CEZ e ka pozicionuar opozitën dhe vetë Boden përballë Ilir Metës që deklaroi se pranon vetëm një hetim amerikan për akuzat që e lidhin atë me kompaninë DIA dhe adminsitartorin e saj Kastriot Ismailaj.
Beteja mes të dyve që për momentin po përcillet nga studiot televizive dhe konferencat për shtyp përmes aktivizimit të zërave që janë afër njërës apo tjetrës palë. Debati u mori shkas nga një shkrim i “BIRN” që nënkuptonte përfshirjen e Ilir Metës në aferën e CEZ, ndërsa u risoll në vëmendje nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të së martës. Një ditë më vonë në studion e “News 24” u rihap çështja “Rapiscan” nga Luan Bregasi, kreu i Biznes Albania, i njohur për bashkëpunimin me mazhorancën në disa projekte si ai i Zyrave të Punësimit si dhe nga Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka.
I çuditshëm është fakti se më shumë se 2 muaj nga miratimi në parlament i marrëveshjes së rishikuar me “Rapiscan” për skanimin në dogana, përfaqësues të këtyre shoqatave të biznesit i janë rikthyer çështjes me kërkesa që tejkalojnë natyrën ekonomike të debatit dhe fokusohen tek përgjegjësitë penale të zyrtarëve që sipas tyre firmosën marrëveshjen 2 vite më parë.
Dhe bëhet fjalë për ish-ministrin Bode, sipas artikulimeve të Luan Bregasit, financues i disa nismave të qeverisë aktuale. “Ne si shoqatë do ta artikulojmë shqetësimin tonë, të gjithë janë kundër këtij ligji, së dyti mendojmë që shoqatat tona duhet të bëjnë kallëzim penal edhe për ish- ministrin e Financave që e ka bërë këtë projekt. Ne duhet të bëjmë në Shqipëri një model, që një qeveritar të dënohet, të burgoset sicç kërkojnë të burgosin edhe një biznesmen që bën evazion”,- tha Bregasi(http://www.balkanweb.com/site/koncensioni-i-skanimit-ne-dogana-bregasi-k...). Kreu i “Biznes Albania” flet për kundërshti të shoqatave të biznesit dhe problem të natyrës juridike të marrëveshjes, ndërkohë që vetë qeveria shqiptare e mbylli çështjen e arbitrazhit me një rinegocim dhe argumentin se marrëveshja ishte e qepur ligjërisht. “Prishja ishte me zarar dhe 350 milionë euro do të paguhej nga qeveria nëse do të prishej, ndërsa me rinegociimin paguajmë 210 milionë euro. Ishte e kopsitur nga ana ligjore dhe nuk mund të prishej”- ka deklaruar Cani gjatë diskutimeve të kësaj çështje në komisionet parlamentare të kuvendit.
Ndërsa kreu i dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka vë gishtin sa mbi qeverinë e kaluar ashtu dhe mbi atë aktuale se e ka kaluar në heshtje, rishikimin e marrëveshjes me Rapiscan. “ Qeveria shqiptare nuk u tregua transparennte në analizës e efekteve dhe pasojave të kontratës së koncesionit të lidhur nga qeveria Berisha duke mos nxjerrë edhe përgjegjësit që e lidhën atë kontratë dhe nga ana tjetër e kaluan në heshtje këtë marrëveshje dhe krijuan këto pasoja.” http://www.balkanweb.com/site/koncensioni-i-skanimit-ne-dogana-bregasi-k.... Medalja duket se ka dy anë, qevveria aktuale ose ka miratuar nën zë shkeljet e bëra në kontratën e nëNshkruar nga Bode me “Rapiscan”, duke paguar për këtë edhe asistencë juridike në zyrën e bashkëshortes së Tony Blair me 500 mijë euro dhe ky fakt nuk e ka shqetësuar biznesin deri në shpërthimin e skandalit të CEZ, ose shoqatat e biznesit kanë fakte që qeveria nuk i disponon për fajësinë e Bodes në këtë marrëveshje.
Add new comment