kallezim penal
Kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre
Aleanca për Teatrin kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Artistët kanë depozituar në SPAK kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për ‘shpërdorim detyre’.
Në padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri, i cili kundërshtohet nga Aleanca.
Kallëzim penal për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat
Koncesionet e rrugëve Milot-Balldren do të jenë objekt pune i hetimit penal. Kjo për shkak se për to Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita parlamentare, ka depozituar kallëzim penal kundër të gjithë zinxhirit vendimmarrës të bërë nga komisionet e deri në qeveri.
Kallëzimin e ka firmosur deputeti Halit Valteri dhe në të sqarohen arsyet e padisë që detyron organin e akuzës që të verifikojë procedurat e ndjekura për këto dy koncesione.
Një kallëzim penal për Berishën që provon se socialistët kanë një problem me Prokurorinë
Partia Socialiste, Grupi i saj Parlamentar, do të depozitojë kallëzim penal për deputetin Sali Berisha. Kjo është bërë e njohur nga deputeti socialist Alfred Peza, gjatë një interviste në “News24”. Peza tha se Berisha ka shkelur Kushtetutën, se ai ka bërë thirrje kundër rendit kushtetues, kur ka kërkuar që qytetarët të armatosen, ndërkohë që propozimin për miratimin e një ligji për armët e ka bërë pasi ka shprehur thirrjet e sipërcituara.
Tahiri i vendosur ta çojë lojën deri në fund, 9 deputetë të PD-së kallëzohen nga policia në Prokurori
Deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani dhe Edi Paloka, u kallëzuan nga policia pas protestës të së hënës. Akuzat janë “organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Avokati i Popullit: Kallëzim Penal për ata funksionarë që nuk i përgjigjen rekomandimeve tona
Avokati i Popullit ka deklaruar në një intervistë për “Ora-News” se rekomandimet e lëshuara nga zyra e tij, do të ndiqen deri në fund. Për ato institucione që nuk i përgjigjen rekomandimeve do të vihet në lëvizje prokuroria. “Ne kemi ngritur një grup të vogël ekspertësh, të cilët po shikojnë mundësinë nëse kemi të drejtë apo jo të bëjmë kallëzim penal apo të rekomandojmë ndjekje penale për ata funksionarë shtetërore, pavarësisht nga rangu i tyre, që nuk i përgjigjen Avokatit të Popullit.
Teatri me gjobën e bashkisë për protestën, inspektori kallëzon shefin për falsifikim të procesverbalit, bashkia e mohon
Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në fletën e gjobës së bashkisë për dëmet e protestës së 8 Dhjetoit ka kallëzuar penalisht kryeinspektorin e bashkisë për falsifikim të procesverbalit. Sipas Partisë Demokratike, Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori. Karai ka bërë kallëzim penal edhe për falsifikim të firmës së tij. Procesverbali i gjobës së bashkisë për dëmet që I shkaktoi protesta e PD-së qytetit u postua në facebook nga kryetari Erion Veliaj me tekstin e mëposhtëm: “163 milionë lekë gjobë!
Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”
Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.