Kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre
Aleanca për Teatrin kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Artistët kanë depozituar në SPAK kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për ‘shpërdorim detyre’.
Në padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri, i cili kundërshtohet nga Aleanca.
Ditën e djeshme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi para Bashkisë së Tiranës, nga e cila kërkojnë transparencë me projektin e ndërtesës së re.
“Unë kam sjellë dokumentet, është kërkesa e 18 tetorit. Këtu kemi një institucion të mbajtur peng. Në vend që të bëhet detyra, kemi mungesë totale transparence. Ne denoncojmë mungesën e transparencës. Ne duam që për titullarët e bashkisë të fillojë një hetim. Këto janë shkelje në sytë e publikut. Projekti ka mungesë totale transparence. Bashkia nuk na jep informacion për projektin”, tha aktivisti Ervin Goci.
Add new comment