Blloku Politikë

Hetimi i CEZ, si votuan deputetët dhe cilët munguan

Postuar në 02 Tetor, 2015 08:27

Me 54 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që mundëson hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it. Kërkesa e demokratëve mori vetëm 50 vota pro dhe 12 vota abstenim. Votimi ka ndarë në dy pjesë Grupin Parlamentar të LSI-së. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që është akuzuar nga opozita për përfshirjen në aferën e CEZit, ka votuar pro për hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta dhe 8 deputetë të LSI-së bashkuan votat me demokratët për të miratuar projektligjin e opozitës.

Bojaxhi: LSI është gangrena e politikës shqiptare

Postuar në 01 Tetor, 2015 22:56

Në emisionin Top Story në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, i cili mori 5.4% të votave në Tiranë, deklaroi se LSI është gangrena e politikës shqiptare. Ai argumentoi se kjo parti përfiton nga kushdo është në pushtet dhe votat e saj i siguron nëpërmjet sistemit të klientelizmit dhe patronazhit. Ai theksoi se jo çdo njeri i LSI-së është i gangrenizuar, por partia si stukturë është një gangrenë politike.

Re.Pu.

Për Obamën, Putinin dhe Assadin...

Postuar në 01 Tetor, 2015 22:51

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për “Fox Business”, ku flet për zhvillimet në botë. Rama nuk i ka shmangur as disa konsiderata për presidentin rus si dhe për Obamën, që e “ka mbrojtur” edhe nga sulmet e republikanëve.

Më poshtë intervista:

-Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër.

Faleminderit.

-Çfarë situate!

Afera CEZ në parlament: Kryeçështje, falja e 600 milionë eurove nga qeveria aktuale

Postuar në 01 Tetor, 2015 12:33

Çështja e CEZ-it është rikthyer sot në seancë plenare ku kanë diskutuar të njëjtët protagonistë. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se çdo gjë që është hapur për këtë çështje, synon goditjen e tij. “Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo, përmes një propagande mashtruese, e cila nuk mbështetet në asnjë fakt e në asnjë provë, përmes financimit mafioz të emisioneve e gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta, dhe kolegë të caktuar deputetë që bëhen zëdhënës të tyre.

Basha: "Kokoshi 200 milionësh", drejt obezitetit: “Ka vjedhur 600 milionë!!!”. Dje shante drejtësinë, sot ka besim te drejtësia

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:55

Kryeministri Edi Rama doli dje kundër idesë së hetimit ndërkombëtar të aferat e CEZ-it. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, kryeministri tha se Shqipëria ka institucionet e veta, të cilat mundet të zbardhin çështjen. Diçka e papritur kur për disa muaj rresht kemi dëgjuar se drejtësia është një bandë që funksionon si korporatë. Një pyetje për personin që sot merr rrogën si kryeministër nga opozita: “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndrrohet si askush tjetër në avokat të saj.

Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:01

Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën.

Edhe "Zëri i Amerikës" e zhgënjen Edi Ramën. Sa për zhvillimet..."Të gjitha stisje të Saliut"

Postuar në 30 Shtator, 2015 19:47

Pjesë nga intervista e Kryeministrit me "Zërin e Amerikës". 

…Nuk kemi dëgjuar shumë nga ju dhe çfarë bëri qeveria juaj?

Zbythja e dytë publike e Bashës në përballjen me Berishën

Postuar në 30 Shtator, 2015 15:57

Në mes të korrikut, kur ethet elektorale të qershorit ishin fashitur dhe shqiptarët e thjeshtë i ishin kthyer halleve/qejfeve të tyre të beharit, Fatmir Mediu, nëpërmjet një interviste ekskluzive për gazetën MAPO, hodhi në tregun politik një ide tronditëse.

Ndodhi: LSI-ja në sulm për aferën CEZ

Postuar në 30 Shtator, 2015 15:27

Ndodh edhe kështu. Lëvizja Socialiste për Integrim është hedhur në sulm për aferën CEZ. E vënë për disa javë me shpatulla për muri, pikërisht pse kryetari i saj, Ilir Meta, akuzohej si i përfshirë në aferat e mbledhjes së borxheve përmes kompanisë DIA, së fundmi, LSI ka dalë në vijën e parë të propozimit të disa zgjidhjeve për këtë çështje.

Berisha: Ja arat me kanabis të Sajmir Tahirit

Postuar në 30 Shtator, 2015 11:14

“Miremengjes miq, fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi ne Smokthine, arat e Sajmir Shullazit!!”- shkruan Berisha në një postim bërë paraditen e sotme në rrjetin social Facebook.
Këtë postim Berisha e ka shoqëruar me një foto, në të cilën sipas tij janë plantacionet me kanabis të Tahirit
Tahiri prej kohësh tashmë është në qendër të akzuave të opozitës për lidhjet me trafikanët e drogës dhe po prej kohësh PD po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë