Basha: "Kokoshi 200 milionësh", drejt obezitetit: “Ka vjedhur 600 milionë!!!”. Dje shante drejtësinë, sot ka besim te drejtësia
Kryeministri Edi Rama doli dje kundër idesë së hetimit ndërkombëtar të aferat e CEZ-it. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, kryeministri tha se Shqipëria ka institucionet e veta, të cilat mundet të zbardhin çështjen. Diçka e papritur kur për disa muaj rresht kemi dëgjuar se drejtësia është një bandë që funksionon si korporatë. Një pyetje për personin që sot merr rrogën si kryeministër nga opozita: “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndrrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ja hedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6, as 60, por plot 600 milionë euro, dhe përsëri do t’i ikë hetimit”, shkruan kryetari i PD-së, Basha.
Add new comment