Blloku Politikë
Ku humbi paketa antimafia dhe politika kundër koncesioneve?
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë në një intervistë për Vizion Plus se ai në parim është dakord për një takim me kryeministrin Edi Rama.
Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda , pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesat tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar
Për në Athinë, kokëulur dhe me dilema!
Pas 6 vitesh si kryeministër Edi Rama do vizitojë për herë të parë Greqinë javën e ardhshme, por sërish jo në një vizitë zyrtare. Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare shkon në Athinë me kredite të dobëta, ndryshe nga pak vite më parë kur i trashte zërin zotit Vangjel. Si për ironi të fatit, vizita e tij në Athinë përkon përvjetorin e vrasjes në Bularat të Konstandin Kacifës, ngjarje për të cilin prokuroria shqiptare nuk ka ende një raport zyrtar, duke tejkaluar çdo afat të ligjshëm.
E di ish-ministrja e Mbrojtjes pse e spostuan?
Shumica socialiste po zhvillon një monolog publik për sa i përket një çështjeje të stisur siç është dorëheqja e kryeministrit Rama. Monolog sepse ndonëse shumëkush dëshiron largimin e kryeministrit aktual, askush nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë. Korit të vullnetarëve të detyruar i është shtuar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila në një prononcim për Top-Channel e ka argumentuar kështu se përse Rama nuk ka pse të japë dorëheqjen:
Zaev zhgënjen progresistët e Tiranës
Në 12 Prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri publike Kryeministri Zoran Zaev të dielën në mbrëmje pas përfundimit të takimit të liderëve politikë.
Sipas marrëveshjes, Zaev do të japë dorëheqjen dhe vendin do të udhëheqë një qeveri teknike për periudhën tranzitore. Kryeministri i ri, i cili do të marrë detyrën deri në zgjedhje, do të propozohet nga Partia Socialdemokrate. Ministra nga partitë e opozitës gjithashtu do të marrin pjesë në këtë qeveri.
Minishengeni ballkanik largon edhe më shumë Kosovën nga Shqipëria
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës me ardhjen e qeverisë së re në Prishtinë, duket se do të ndërlikohen edhe më tej. Gazeta “Koha Ditore” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik po lexohet si e dëmshme në Kosovë nga aktorë të ndryshëm mediatikë dhe politikë. Ndër personat që prononcohen është edhe Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës qëndrimi I Shqipërisë e ka dëmtuar Kosovën.
Marrëveshja/TVSh do të transmetojë programe kineze
Televizioni Publik Shqiptar do të transmetojë emisione dhe programe kineze. Kjo është arritur falë një marrëveshjeje mes dy televizioneve publike dhe si fillim RTSH-ja do të transmetojë dokumentarin mbi qeverisjen e Kinës: Kina, Koha e Xi dhe filmin “Fëmijët e qytetit Wuzhumuqin”.
Marrëvesja parashikon që dy televizionet do të shkëmbejnë produktet e tyre televizive. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ka marrë pjesë edhe ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding që ka nënvizuar nevojën që dy popujt të njohin njëri-tjetrin.
Soros del me tezat e Berishës: Europa ka albanofobi!
Alex Soros, djali i miliarderit të majtë, Xhorxh Soros, shkruan se Evropa ka albanofobi, duke mos miratuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në këshill. Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”, shkruan Soros në Twitter, teksa shpërndan mesazhin e komisionerit në largim Johannes Hahn.
Zaev premtoi hapjen e negociatave, Ne vetëm që do merremi me to. Ndaj nuk ikim
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj thotë se dorëheqja e qeverisë për shkak të negociatave nuk ka araye të ndodhë. Ministri ka sjellë si argument faktin se qeveria nuk premtoi gjë, as datë, as hapje, por premtoi përpjekje të mëdha.
Macron e ka fajin?! Spanja, Danimarka dhe Hollanda kërkuan hapje negociatash vetëm me Shkupin
Në Tiranë po orkestrohet një lloj politike dite kundër Francës dhe presidentit të saj. Sigurisht për shkak se Emmanuel Macron i tha jo hapjes së negociatave me vendin tonë, por më tej, përmendi edhe liberalizimin e vizave duke kërcënuar deri diku me një instrument që është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Ajo që nuk po qartësohet është nëse kjo politikë e Parisit zyrtar është me disponim kundër Shqipërisë, apo lidhet me një vizion të Macron, që mund të jetë edhe ambicie personale. Në Tiranë po i fryhet idesë së Franca është kundër Shqipërisë.
Shqipërisë i mungon Parlamenti...
Sot ka zhvilluar seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë. I cili pë rata që nuk e kanë vënë re, ekziston akoma. Mediat e interesuar për këtë punë kanë përcjellë lajmin se punimet e seancës janë ndërprerë sepse deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar të flasë ndërkohë që po fliste ministri Eduard Shalsi. Kaq mjafton nga kronika parlamentare për ta kapur derexhenë ku katandisi ky vend dhe institucionet e tij. Anonimi numër një I ndërpret fjalën anonimit numër dy. Ndërhyn anonimja numër tre në krye të Kuvendit dhe jep pesë minuta pushim.