Zaev premtoi hapjen e negociatave, Ne vetëm që do merremi me to. Ndaj nuk ikim

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj thotë se dorëheqja e qeverisë për shkak të negociatave nuk ka araye të ndodhë. Ministri ka sjellë si argument faktin se qeveria nuk premtoi gjë, as datë, as hapje, por premtoi përpjekje të mëdha.
Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme. Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim. Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar sukses
tha Cakaj.
Nëse e kuptojmë drejt, ministri po na thotë se qeveria thjesht ka thënë që do merret me këtë punë, por jo se bën gjë.
Add new comment