Blloku Politikë

Presidenti njofton zyrtarisht ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Lë jashtë Arta Vorpsin

Postuar në 14 Nëntor, 2019 14:49

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar sot zyrtarisht zhvillimin e ceremonisë së betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i referohet nenit 129 të Kushtetutës duke thirrur për betim vetëm Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fion Papajorgjin, dy kandidate të zgjedhura nga Kuvendi dhe një nga vetë kreu i shtetit. Meta ka lënë jashtë ceremonisë Art Vorpsin, e zgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke i dhënë goditje një procedure të ngatërruar nga vetë shumica në pushtet.

Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon

Postuar në 14 Nëntor, 2019 12:20

Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale. 

Për çfarë ka rënë dakord në Athinë Edi Rama?

Postuar në 13 Nëntor, 2019 13:42

Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është pyetur disa herë për Shqipërinë ndaj së cilës ka bërë thirrje që ta shohë integrimin si mundësi bashkëpunimi dhe jo si pedan për të zhvilluar luftë të brendshme.

Vetëvendosja nuk ka nevojë për ftesë në Tiranë

Postuar në 12 Nëntor, 2019 22:31

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një intervistë për të dhënë një mesazh kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një analogji me qëndrimet ndaj Aleancës Kuqezi në vitin 2013, Rama ka sulmuar një grupim me qasje nacionaliste që ka ditur si asnjë forcë tjetër në arealin politik shqiptar të mobilizojë rininë. 

Pollo shumëzon me zero betejën e dekriminalizimit: Jam për lista të mbyllura

Postuar në 12 Nëntor, 2019 16:04

Genc Pollo është bërë sot i gjallë me një intervistë në gazetën “Panorama”. Ndër të tjera, z. Pollo ka folur edhe për reformën zgjedhore duke shprehur mendimin se ideja e listave të hapura nuk përshtatet me realitetin shqiptar.

Kajmaku shpallet në kërkim

Postuar në 11 Nëntor, 2019 14:55

Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës, është shpallur në kërkim nga prokuroria. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare për Kajmakun është kërkuar masë sigurimi “arrest me burg” me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të formularëve. 

Merr fund kështu me turp saga mediatike dhe politike për mbrojtjen e një personi të zgjedhur nga Partia Socialiste më 30 qershor. Denoncimi për të erdhi nga Partia Demokratike që evidentoi se Kajmaku kishte mbajtur një emër tjetër në Greqi, fakt të cilin Kajmaku e mohoi.

Turbo-vettingu i ligjit special dhe pasuria e paligjshme që nuk cenohet

Postuar në 11 Nëntor, 2019 12:39

Një kronikë e djeshme e TvT-së jep një pasqyrë të qartë të lodrave që bëhen me të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe armën kryesore të saj, vettingun. Një pyetje që shtrohet prej kohësh nga shumëkush është: të gjithë ata prokurorë apo gjyqtarë që dalin nga sistemi për pasuri të pajustifikuar do ta hedhin vetëm me kaq? Pyetja ka të bëjë me faktin se pasuria e pajustifikuar është e palogjshme dhe në abuzim të detyrës dhe më tej, me faktin tjetër se askush nuk po kujtoh

Kosova si viktimë dhe Shqipëria si stuko e arrivizmit personal të Kryeministrit

Postuar në 10 Nëntor, 2019 16:16

Edi Rama ka marrë atë që ka dashur me Minishengenin ballkanik: Protagonizmin.

Qoftë Dhoma Ekonomike e Kosovës, qoftë Dhoma e Tregëtisë në Shqipëri nuk janë shprehur entuziaste për këtë nismë e cila nuk ka asnjë vlerësim ekonomiko-financiar. Në Kosovë madje po këmbëngulin se prej saj përfiton vetëm Serbia si vend me prodhim dhe tregëti më të zhvilluar. Ndaj diskutimet dhe kundështitë e shumta që ka hapur pjesëmarrja e Shqipërisë në një nismë të ideuar në Beograd burojnë nga shumë arsye.

Kosova u vetëizolua. Nuk e kuptoj se pse

Postuar në 10 Nëntor, 2019 14:06

Kosova është kthyer bë problemin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Ohrit ku diskutohet i ashtuquajturi minishengen. Duke folur në konferencën për shtyp Rama përqendroi vëmendjen te kritika ndaj asaj që e quajti vetëpërjashtim të Kosovës. 

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin për Korporatën e Investimeve

Postuar në 09 Nëntor, 2019 15:32

Presidenti i Republikës, Ilir Mata ka kthyer për rishqyrtim ligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” duke publikuar me këtë rast edhe arsyet e aktit në fjalë. Ndër të tjera Presidenti vë në dukje se ligji cenon disa parime të rëndësishme dhe bazë si ai për liritë ekonomike dhe tregëtare dhe ai për decentralizimin dhe autonominë lokale. Më poshtë arsyetimi i plotë i Presidentit:  

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë