Minishengeni ballkanik largon edhe më shumë Kosovën nga Shqipëria

Postuar në 20 Tetor, 2019 19:47

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës me ardhjen e qeverisë së re në Prishtinë, duket se do të ndërlikohen edhe më tej. Gazeta “Koha Ditore” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik po lexohet si e dëmshme në Kosovë nga aktorë të ndryshëm mediatikë dhe politikë. Ndër personat që prononcohen është edhe Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës qëndrimi I Shqipërisë e ka dëmtuar Kosovën. 

Republika e Shqipërisë duhet ta shikojë Serbinë ashtu siç e shikon Kosova. Mendoj që qeverisja aktuale nuk e ka parë Serbinë si Kosova. Këtu na ka shkaktuar jashtëzakonisht dëm të madh. Për faktin se ajo duhet të trajtojë Serbinë mënyrën çfarë është, ka pasur veprime të tilla, sikur takimi i fundit. Ne kemi kundërshtuar këtë dakordim të tyre, kemi pas qëndrime nga organizata jonë që vepron në Shqipëri. Kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës. Prandaj nuk e kemi mbështetur

thotë Haxhiu.

Përtej këtij aspekti politik është edhe ekonomik. Kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi citohet të jetë shprehur se minishengeni dëmton Kosovën në planin ekonomik. Madje Krasniqi kërkon që qeveria e re në Prishtinë të rinegociojë edhe marrëveshjet e CEFTA-s dhe MSA-së. 

Arritja e një minishengeni është më së paku në interes të Kosovës, si në aspektin politik, por edhe ashtu në aspektin ekonomik është më i dëmshëm. Përvoja që e kemi më marrëveshjen e CEFT-ës, por edhe MSA-së, Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje. Përkundrazi Kosova ka pësuar dëme të jashtëzakonshme nga këto marrëveshje. Do të jetë shteti serb, do të jenë shtetet e rajonit dhe humbëse edhe një herë do të jetë Republika e Kosovës. Nuk është interes i joni si shtet, të bëjmë këso lloj marrëveshje. I bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, kushdo që vjen që me urgjencë të shikojë rinegocimin e këtyre marrëveshjeve. Janë marrëveshje që e kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendor dhe nuk kanë ndikuar në rritjen e eksportit, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve tonë

thotë ai.

Në Kosovë ka gjithësesi disa zëra që bëjnë një analizë për pasojat e kësaj nisme. Po në Shqipëri dihet vallë se çfarë sjell ky minishengen? Më së paku do nxisë më shumë keqkuptimet me Kosovën me të cilën z. Rama ma shitur mbledhjet e përbashkëta dhe flamurin e stërmadh në mes. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.