Zaev zhgënjen progresistët e Tiranës
Në 12 Prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri publike Kryeministri Zoran Zaev të dielën në mbrëmje pas përfundimit të takimit të liderëve politikë.
Sipas marrëveshjes, Zaev do të japë dorëheqjen dhe vendin do të udhëheqë një qeveri teknike për periudhën tranzitore. Kryeministri i ri, i cili do të marrë detyrën deri në zgjedhje, do të propozohet nga Partia Socialdemokrate. Ministra nga partitë e opozitës gjithashtu do të marrin pjesë në këtë qeveri.
Në postimin e tij në Tëitter, Zoran Zaef tha se takim pati "qëndrim unani” të të gjithë liderëve politikë se integrimi euro-atlantik është objektivi i vetëm”
Takimi i jashtëzakonshëm i liderëve politikë erdhi pas vetos së Francës për fillimin e negociatave me Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërinë. Presidenti francez Macron madje refuzuar të përfshijë në tekstin përfundimtar të konkluzioneve të Unionit një relacion që do të detyronte krerët e BE-së që të diskutonin përsëri çështjen në pranverën e vitit 2020.
Add new comment