Blloku Politikë
Mandata nga Holanda: Harroni karrotën e negociatave
Entusiazmi që kapi politikën në Tiranë për “Po-në” me kushte të Gjermanisë, ku qeveria e përjetoi me krenari rezolutën e Bundestagut nuk duket se do zgjasë shumë. Ndryshe nga Berlini ku qeveria jonë thotë se loboi për të marrë një po me kushte, Holanda nuk duket e predispozuar të trajtojë Shqipërinë me parimin e karrotës dhe kamzhikut.
Sofizmi i Sorekës: Kushtet nuk janë kushte
Luixhi Soreka e quan veten ambasador të Bashkimit Europian në Tiranë dhe ashtu është zyrtarisht, por kundërthëniet që shfaq për punët politike në Tiranë e bëjnë të paqartë atë vetë dhe linjën e vetë BE-së në Tiranë.
I pyetur për 9 kushtet e Bundestagut gjerman, zoti ambasador e sheh realitetin me dy pasqyra. Sipas tij, për Shqipqërinë nuk ka kushte të reja, ashtu siç mendon edhe qeveria në fakt që pikat e Bundestagut i ka quajtur rekomandime.
Letër me shumë kuptime nga Serenissima
Publikimi i draft/opinionit të Komisionit të Venecias është celebruar si fitore e një kauze nga ana e njërës palë në Tiranë. Dikush flet për komplot, një tjetër i kërkon Ilir Metës të mbajë fjalën kur tha se do dorëhiqej nëse Venecia do mendonte ndryshe prej tij për shtyrjen e zgjedhjeve. Të gjithë luajnë teatrin e shahistit që jep shah në mënyrë të përsëritur.
Venecia foli për estradën politike Presidencë-Qeveri
Në Tiranë ka mbërritur përgjigjia paraprake e Komisionit të Venecias për dekretet e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit.
Komisioni vëren se shtyrja e datës së zgjedhjeve duhej bërë në një situatë emergjente kombëtare, ndërsa Presidenti kishte nevojë për një bazë specifike ligjore “ad hoc” për të bërë këtë shtyrje. Megjithatë sipas Komisionit shkeljet e pretenduara nga mazhoranca nuk justifikojnë seriozitetin e nismës nga mazhoranca për shkarkimin e presidentit.
Fatura kriminale e politikës në Tiranë tani edhe në gjermanisht
Ashtu siç pritej, Shqipëria u trajtua me preçedencë në Bundestagun gjerman për vetë problemet e mëdha që ka, sajë faturës që i ka prodhuar vendit klasa politike dhe në veçanti qeverisja e 7 viteve të fundit. Teksa për Maqedoninë e Veriut u rekomandua hapja e pakushtëzuar e negociatave për Shqipërinë kërkohet plotësisimi i 9 kushteve, sic u theksua edhe ne rezoluten e CDU/CSU.
Një tjetër shaka e "hidhur" me integrimin
Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis u zgjodh njëzëri Kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të Bashkimit Evropian - Shqipëri.
Ky Komision është përgjegjës për mbarëvajtjen e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pas zgjedhjes së tij, eurodeputeti grek bëri deklaratën e mëposhtme:
Me shqelma në Europë
Tani që Gjermania ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë problemi i z. Rama reduktohet shumë. Që këtej e tutje, kryeministri i Shqipërisë do ta ketë shumë të lehtë të menaxhojë sulmet e brendshme pasi në çdo rast i ka argumentet gati. Një vlerësim i Hollandës nuk peshon më shumë nga një vlerësim i Gjermanisë, vend që niset edhe nga konsiderata strategjike.
Marifetet e vjetra me ndërkombëtarë
Deri më dje opozita e drejtuar nga Lulzim Basha akuzonte ndërkombëtarët si pjesë të problemit në Shqipëri. Në kohën e protestave të veta kryetari i PD-së humbi mbështetjen e atyre që i quajnë partner për të investuar te shpresa e revolucionit. Korit kundër ndërkombëtarëve iu bashkua edhe partia e presidentit Ilir Meta duke cilësuar në këtë përballje disa ambasadorë që dolën hapur në mbështetje të qeverisë.
Gjoni: Po përgatitet marrëveshje PS-PD. Rudina: Ralf mos bëj show! (Video)
Treyeza e reformës zgjedhore u braktis sot nga opozita parlamentare që u shpreh e pakënaqur me dhënien e fjalës përfaqësuesit të PD menjëherë pas Gjiknurit.
Deputeti Ralf Gjoni, i dalë nga listat e LSI, paralajmeroi se po pergatitet një marreveshje mes PS dhe PD.
PD kërkon komision ndërkombëtar për reformën zgjedhore
Me kërkesën që Damian Gjiknuri të mos jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD bëri publik qëndrimin e saj për këtë çështje. Në tryezën e thirrur nga Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe prezenca e OSBE-së, përfaqësuesi ligjor i demokratëve Ivi Kaso e quajti ilegjitim komisionin e ngritur dhe propozoi një komision ndërkombëtar.