Venecia foli për estradën politike Presidencë-Qeveri

Postuar në 27 Shtator, 2019 20:00

Në Tiranë ka mbërritur përgjigjia paraprake e Komisionit të Venecias për dekretet e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit.

Komisioni vëren se shtyrja e datës së zgjedhjeve duhej bërë në një situatë emergjente kombëtare, ndërsa Presidenti kishte nevojë për një bazë specifike ligjore “ad hoc” për të bërë këtë shtyrje. Megjithatë  sipas Komisionit shkeljet e pretenduara nga mazhoranca nuk justifikojnë seriozitetin e nismës nga mazhoranca për shkarkimin e presidentit.

“Të marra së bashku, të gjithë këta elementë çojnë në përfundimin, se megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore. Megjithatë, elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyrë mjaft serioze për të garantuar një fajësim të Presidentit. Më në fund, edhe sikur të vërtetohej serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej domosdoshmërish të çojë në fajësimin e Presidentit”.

Reagimi i Presidencës

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.