Blloku Politikë

Dendias zbardh bisedën Rama-Mitsotakis në New York

Postuar në 13 Tetor, 2019 18:06

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga takimi i kryeministrave Rama e Mitsotakis në New York në kuadër të Asmblesë së OKB-së, ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka dhënë detaje nga takimi mes dy kryeministrave, kërkesat e palës shqiptare dhe kushtin e panegociueshëm të Athinës.

I ftuar në televizionin publik Dendias ka thënë se për momentin marrëdhëniet janë në vend numëro, nuk ka asnjë përparim në bisedimet për delimitimin e zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon, ndërsa ka zbardhur edhe një ofertë kompromisi nga pala shqiptare.

Europa është lëmsh, e pëson Shqipëria

Postuar në 12 Tetor, 2019 13:00

Fajin e ka Europa. Kjo është ajo që përsërit së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mendon se qeverisja e tij është e suksesshme. 

Në një intervistë për “The Irish Times”, z. Rama jep leksione mbi situatën, shkaktar i së cilës është vetë. Kryeministri thotë se BE-ja ka një situatë të paqartë, por harron të sqaronë se cili është kuptimi i kushteve të Bundestagut.

Kryeministri ka folur për atë që do të jetë Shqipëria pas 10 vjetësh dhe sipas tij ajo do të jetë një vend me shtet funksional. 

A dështoi revolucioni rajonal i paqes me shkëmbim territoresh?

Postuar në 11 Tetor, 2019 23:08

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka shfaqur nervozizëm pas takimit të tij me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç ka deklaruar se kur vjen puna për Kosovën atij nuk i është ofruar asgjë në këto shtatë vjet dhe se pas takimit të fundit I duhet kohë të mendojë se çfarë duhet të bëjë. 

Askush nuk po na ofron asgjë, askush nuk po na ofron ndarjen. Nuk do të na japin asgjë…Kam nevojë të mendoj rreth atyre që më tha Grenell dhe të vendos për hapat e radhës

Edhe reforma zgjedhore çështje imazhi

Postuar në 10 Tetor, 2019 15:05

Ka kohë që qeveria “e grave dhe e burrave të zakonshëm” të përzgjedhur nga Edi Rama për të udhëhequr Shqipërinë e ka humbur shkëlqimin e viteve të para kur marshonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fotografohej në tapetin e kuq para kryeministrisë.

Rama: Ballkani Perëndimor nuk është fidanishte eksperimentesh

Postuar në 10 Tetor, 2019 14:10

Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun maqedonas dhe presidentin serb:

Dekori për Serbinë në Novi Sad

Postuar në 10 Tetor, 2019 13:11

Në Novi Sad të Vojvodinës është mbajtur i ashtuquajturi samit tripalësh mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga ky takim, që organizohet nga Serbia, vend që po i njihet statusi i liderit rajonal, ka dalë lajmi se të tre liderët kanë rënë dakord që të krijohet një minishengen ballkanik.

Sugjerimi i profesorit: Ta shkruajmë historinë me frymë kompromisi

Postuar në 09 Tetor, 2019 13:02

Historiani Paskal Milo shkruan sot në një opinion të publikuar nga gazeta “Panorama” për rishkrimin e historisë dhe rolin e Akademisë së Shkencave në të.

Në një prej paragrafëve të vet, z. Milo thotë:

Zarf me 200 mije euro per “viktimat” nga tërmeti, s’ka unanimitet në Këshill për negociatat

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:10

Gabim në përkthim apo mungesë informimi nga ministri i Jashtëm i Austrisë, i cili në konferencën për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj foli për solidarizim me Shqipërinë pas fatkeqësisë së tërmetit dhe “viktimave” që ai la pas. Sido që të jetë Vjena solli 200 mijë euro për t’i qëndruar pranë qeverisë shqiptare dhe po shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndihma për Bashkinë e Tiranës.

KLP dënon deklarimet e Ramës e Braçes për prokurorin e Durrësit

Postuar në 07 Tetor, 2019 21:37

Deklaratat e bëra nga kryeministri Rama dhe mëkëmbësi i tij Braçe për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, kanë ngjallur reagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion vëren se deklarimet e të tilla mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim.

Albini me Bashën?! Po Albini me Veliajn?

Postuar në 07 Tetor, 2019 16:04

Kreshnik Spahiu, një analist fantazmagorik që dikur ishte në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe pak më pas Dikurit, edhe kryetar i një partie nacionaliste si Aleanca Kuq e Zi, është përpjekur të likujdojë sot me një shkrim opsionet e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si njerëz të ndryshimit. Boja patjetër që ka shkuar kot në këtë rast, pasi askush, ose thuajse askush nuk pret që këta të dy të sjellin ndonjë ndryshim.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë