Zarf me 200 mije euro per “viktimat” nga tërmeti, s’ka unanimitet në Këshill për negociatat
Gabim në përkthim apo mungesë informimi nga ministri i Jashtëm i Austrisë, i cili në konferencën për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj foli për solidarizim me Shqipërinë pas fatkeqësisë së tërmetit dhe “viktimave” që ai la pas. Sido që të jetë Vjena solli 200 mijë euro për t’i qëndruar pranë qeverisë shqiptare dhe po shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndihma për Bashkinë e Tiranës.
Sa i takon negociatave, ministri i Jashtëm austriak, Aleksander Shallenberg tha se vendi i tij mbështet pa rezerva hapjen e negociatave për Shqipërinë, por sipas tij në Këshillin Europian nuk ka ende unanimitet përn t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Ndërsa ministri Cakaj i pyetur për një votë kundër të Holandës tha se po lobon që Shqipëria të marrë sa më shumë vota pro.
Add new comment