Blloku Në Vëmendje
Pas fotos Basha -Trump/Erdogan: "Fat Edi Ramës! S’di sa investime keni nga BE, por tonat nuk do të ndalen"
Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel, që është qartazi një ndërhyrje elektorale në ndihmë të Edi Ramës. Nuk kuptohet se përse një president si Erdogan duhet të flasë për mediat shqip në këto kohë, ndërkohë që ka folur hapur në mbështetje të kryeministrit turk. Më tej akoma Erdogan ka deklaruar se ka faktorë që duan të përçajnë Shqipërinë, ndërkohë që kjo përgjigje kalon pa pyetjen se kush janë këta aktorë.
Tallava
Shikojeni këtë material video që shpërndahet nga kryeministri. Një këngë labe në sfond, disa fjali ku spikat fjala atdhe, emigrant dhe pushtet, pleksur në diçka më shumë se 1 minutë për të njoftuar çfarë? Intervistën e z. Rama sot me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Zgjedhje pa kandidatë!
Në 25 qershor kemi zgjedhje. Do zgjedhim Parlamentin e ri të vendit, deputetët që do të përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ata që presupozohet se do jenë të aftë të dhe të përgatitur për të mbrojtur interesat tona.
Përpara na është vënë një listë emrash nga të gjitha partitë, por cilët janë realisht njerëzit për të cilët duhet të votojmë në 25 Qershor këtë nuk e dimë.
Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve
Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.
Një deklaratë që e bën nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë
Është pak t’i quash skandaloze deklaratat e Shpëtim Idrizit se nuk do të pranonte transfuzion gjaku nga një qytetar grek në rast nevojë për jetën. Aq më tepër që ky personazh i gërshetuar në rastin konkret mes politikës dhe estradës përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë, është nënkryetar i parlamentit. Edhe nëse nuk do ishte nënkryetar i parlamentit, por vetëm kryetar i një partie politike në çdo rrethanë pohimet e tij janë të papranushme dhe përjashtuese për normat demokratike të bashkëjetesës dhe të drejtave të njeriut.
Rezoluta e PE-së për Maqedoninë/Asnjë shenjë e Platformës së Tiranës. Marrëveshja e Ohrit rikonfirmohet si kornizë bazë
Rezoluta e fundit e Parlamentit Europian për Maqedoninë, miratuar më 14 qershor 2017, ka shumë interes edhe për Shqipërinë, një vend, qeveria e të cilit u përpoq të interferonte dhe ndikonte zhvillimet politike poszgjedhore në atë vend.
Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)
Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.
Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?
Ambasada ruse përgënjeshtron lajmet për blerjen e mediave në Shqipëri
Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar në gazetën "Dita" nga anëtari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA, Mark Gjoni. Gjoni shkruan për një projekt sekret të hartuar nga shërbimet speciale të Rusisë për të ndikuar në opinionin publik shqiptar nëpërmjet blerjes dhe përdorimit të mëtejshëm të medias vendase.
Zaev, një fotokopje e Edi Ramës
Shqipëria dhe Maqedonia po konsumojnë javët e para pas krizave politike që angazhuan edhe faktorin ndërkombëtar për tejkalimin e mosmarrveshjeve politike. Në thelb të dyja krizat promovuan një lloj qasje të Brukselit zyrtar pro krahëve të caktuar politik dhe udhëheqësve që u atashuan si partizanë të një axhende properëndimore dhe paralajmërimeve për të mos rrëshqitur në influencën ruse. Është e njëjta prirje që shfaqi si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ashtu dhe lideri socialdemokrat i Maqedonisë Zoran Zaev.
De Biazi jep dorëheqjen i përlotur në një konferencë në prani të Armando Dukës(letra e plotë)
Xhani de Biazi ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga drejtimi i ekipit kombëtar. Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit, Armando Duka, De Biazi ka deklaruar se: