Blloku Në Vëmendje

1994, një ngjarje e keqlexuar qëllimisht

Postuar në 06 Qershor, 2017 10:03

Me hyrjen në fushatën elektorale nën ndikimin e një marrëveshjeje që ka tjetërsuar sjelljen e partive, po flitet përherë e më shumë për një ndryshim të madh, për një fitore vetëm, për një makinë që ecën pa të tjerë në prehër. Partië synojnë fitoren e plotë për të eliminuar konçesionet rrugës. Kjo është alibia të paktën. Kësaj qasjeje kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili i ka kundërvënë si argument, rastin e referendumit të vitit 1994 për Kushtetutën.

Kundërthëniet e spektaklit qeveritar

Postuar në 05 Qershor, 2017 21:51

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një spot për fushatën elektorale në “Facebook” ku shfaqet si polic dhe ndalon një shofer që kalon me semafor të kuq. Me anë të këtij spoti elektoral kryeministri kërkon të tregojë se është i vendosur të bëjë shtet dhe në këtë kontekst thotë se gjobat nuk falen, pasi do ndërtohen shkolla dhe kopshte.

Nëse ka ndonjë gjë të re kjo ndodhet në Zharrëz. PS: Opozita ka humbur gjurmët

Postuar në 05 Qershor, 2017 21:23

Protestuan për ndotjen, morën një VKM dhe ca premtime që nuk u mbajtën. Banorët e Zharrëzës kanë protestuar sërish, ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, duke i dhënë kësaj fushate farsë, diçka reale. Pyetja është: Po opozita ku është?

Kur "populli" nuk shtiret dhe nuk duartroket...

Postuar në 05 Qershor, 2017 11:32

Britania doli nga BE-ja, Shqipëria kërkon me ngulm të hyjë. Por a të bën kjo më pak apo më shumë europian në kuptimin e një kulture politike? Mundet, pasi BE-ja në një farë mënyre është kërbaç që i duhet një vendi pa tradita politike si Shqipëria, ndërkohë që Britania është një nga vendet ku forma moderne e demokracisë ka njohur embrionet e para. Nuk ka vend krahasimi, por meqenëse modeli është i gjithëpranuar atëherë nuk mund të flasim për pretendime.

Ambasadori rus: Fryma antiruse në mediat shqip, zgjedhje e gazetarëve. Nuk ka asnjë presion mbi ta...

Postuar në 03 Qershor, 2017 16:24

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka bërë një ndërhyre në media duke dhënë disa mendime për situatën aktuale të raporteve ruso-shqiptare. Ambasadori ka dhënë një intervistë për “Abc News” përmes të cilës ka vënë theksin te niveli i ulët i raporteve, që sipas tij vjen si pasojë e qëndrimeve politike të Tiranës. Karpushin ka bërë thirrje për vullnet për marrëdhënie më të mira me Rusinë pasi interesi dypalësh e kërkon këtë, por ai nuk ka shprehur shumë optimizëm.

Aksidenti i Golemit, Prokuroria nxjerr fajtorë kolauduesit e rrugës

Postuar në 02 Qershor, 2017 18:52

Aksidenti i rëndë i para një viti në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku gjetën vdekjen dy fëmijë  3 dhe 5 vjeç teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës, ndërsa u plagos nëna e tyre 24-vjeçare Silvana Negollari si dhe fëmija tjetër 1 vjeç, ka disa fajtorë sipas Prokurorisë. Familja po shkonte drejt Rogozhinës për të vizituar babain që ndodhej në paraburgim për një ndërtim pa leje, por udhetimi u pre në mes kur makina doli nga rruga dhe hyri mes mbrojtëseve metalike që qëlluan të prera në atë segment.

Bllokohet autokolona shqiptare e NATO-s në Greqi (Foto, Video)

Postuar në 02 Qershor, 2017 17:21

Forcat shqiptare të NATO-s që ishin duke udhëtuar në territorin grek, për t’iu bashkuar forcave të tjera të Aleancës që do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s "Noble Jump" në Rumani  janë penguar të kalojnë në  Rrugën Egnatia në afërsi të Kozanit.

Tjetër goditje për LSI-në

Postuar në 02 Qershor, 2017 14:25

Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim. 

Kryeministri grek njofton thjeshtim procedurash për marrjen e nënshtetësisë

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:08

Greqia pritet të thjeshtojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë, praktikë kjo që ndikon edhe për statusin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Faqja “Albanians.gr” raporton se direktivat për thjeshtimin e procedurave dhe atë që ai e quajti modernizim të kuadrit ligjor, i ka dhënë kryeministri Aleksis Tcipras gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme greke.

Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit

Postuar në 01 Qershor, 2017 14:38

Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje