Blloku Në Vëmendje
Përgjimi i një përgjuesi!
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është bërë protagonist i një debati në distancë me Ilir Metën, të cilin e akuzon per here te pare publikisht si autor te vendosjes se pergjuesit ne zyren e tij, nepermjet zevendesministrit te brendshem, Ilir Marko.
Rama nën akuzë: I kapur nga biznesmenët e Berishës
Është folur gjithmonë për lidhjet preferenciale të kryeministrit Edi Rama me biznesmenë që kanë qenë klientë të qeverisë së kaluar, por tani akuza vjen publikisht nga ish-bashkëkryetari i koalicionit Ilir Meta. Mesa duket ky i fundit ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe fakt ish-aleatin e tij pas sulmeve ndaj LSI-së. Ilir Meta tha në Berat se Edi Rama u vu në shërbim të 6 personave që Sali Berisha i konçensionoi për shërbimet publike.
PD, dosje për Erion Veliajn?
Erion Veliaj është në avenirin e tij politik, pasi ka në dispozicion gjithë makinerinë e pushtetit për prerë shirita një herë në dy ditë dhe mbuluar me spektakël investimet publike. Rasti më i fundit ai i “Sheshit” Skëndërbej, ku një opozitë serioze do të kërkonte me ngulm transparencën e kostove dhe shpenzimeve që kapën shifrën e 16 milionë euro.
Depolitizimi i administratës, nuk e deshën vetë
Shqipëria ka ambicjen për të hapur në dhjetor negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian duke qenë se përmbushi një nga kushtet kryesore që kishte të bënte me miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Mirëpo nuk është vetëm ky kusht që na hap dyert për në BE, kriter kryesor është edhe depolitizimi i administratës, një pikë që mbetet ende e pa plotësuar. BE nuk do t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë me një administratë të mbushur me militantë politikë.
LSI padit Kryeministrin në Prokurori: Shkeli ligjin me thirrjen ndaj policisë për të mbledhur vota
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një padi penale kundrejt kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj partie kryeministri ka shkelur ligjin në momentin që bëri thirrje policëve që të mblidhnin vota për PS-në.
Grupi Xibraka, kërkohet 13 vite burg për Ermal Hoxhën
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 126 vite burgim për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi "Xibraka“. Në bazë të hetimeve rezultoi e provuar se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit kishin importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.
Mbi kanibalizmin e rusëve në rrethimin e Leningradit (Video)
Dëshmi për kushtet çnjerëzore të rusëve gjatë rrethimit të Leningradit nga forcat e Boshtit, sjell historiani Alexis Peri i Universitetit të Bostonit. Gjatë kërkimit në arkivat ruse ai ka gjetur ditare ku janë shënuar raste kanibalizmi gjatë rrethimit që zgjati 872 ditë ( nga shtatori 1941 - në janar 1944).
Peri i ka përmbledhur dëshmitë e gjetura në një libër të titulluar "The war within: Diaries From The Siege of Leningran"
Përditësuar/Heqja e shtetësisë greke, Goro as e pohon as e mohon
Mediat ne gjuhën greke raportojnë se shteti grek miratoi një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas "tahydromos.gr" vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.
Lushnje, Berat/Stimulantë dhe hormone te shalqiri dhe domatja
Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.
Çështja Ndreca, pezullohet shefja e IT-së në Ministrinë e Arsimit
Pas urdhërit për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca,ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm edhe të Ornela Kolekas, me detyrë Drejtoreshë e Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.