Mbi kanibalizmin e rusëve në rrethimin e Leningradit (Video)

Postuar në 20 Qershor, 2017 10:50

Dëshmi për kushtet çnjerëzore të  rusëve gjatë rrethimit të Leningradit nga forcat e Boshtit, sjell historiani Alexis Peri i Universitetit të Bostonit. Gjatë kërkimit në arkivat ruse ai ka gjetur ditare ku janë shënuar raste kanibalizmi gjatë rrethimit që zgjati 872 ditë ( nga shtatori 1941 - në janar 1944). 
Peri i ka përmbledhur dëshmitë e gjetura në një libër të titulluar "The war within: Diaries From The Siege of Leningran"
Një vajzë e re kishte shkruar në ditar se babai i saj ishte aq i uritur saqë kishte ngrënë qenin e tyre. Por nuk ishin vetëm kafshët shtëpiake që përdroreshin si ushqim. Rreth 1 5000 persona u arrestuan për kanibalizëm, shkruan Independent. Meshkujt e  rritur ishin bërë seksualisht impotentë, ndërsa gratë nuk kishin me menstruacione.
Sipas historianit Guy Walters, gjuha ruse dallon dy lloje të kanibalizmit: Lloji i parë ka të bëjë me konsumin e mishit të njeriut kur trupi është i vdekur, ndërsa lloji i dytë i referohet ngrënies së mishit të një njeriut pasi vritej. Në rastin e Leningradit duket të kenë ndodhur të dyja. Kishte prindër të dëshpëruar që ushqenin fëmijët e tyre me mish njeriu.
Në ditarin e saj, Alexandra Mironoma shkruante për një familje me mbiemër Kaganov që ishte përfshirë në kanibalizëm. Edhe pse ajo u përpoq për t'i çuar fëmijët e tyre në jetimore ishte e pamundur për shkak se "ata donin mish të njomë".

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/85534/leningkrant-periptoseis-kaniva...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.