Përgjimi i një përgjuesi!
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është bërë protagonist i një debati në distancë me Ilir Metën, të cilin e akuzon per here te pare publikisht si autor te vendosjes se pergjuesit ne zyren e tij, nepermjet zevendesministrit te brendshem, Ilir Marko.
“Pagove para qe te nxish Policine e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashte Shqiperise. Me vure pas nje hafije tenden si zv.minister qe arriti deri ne cmendurine e tentatives per te pergjuar zyren time! Nuk le mik e partner te Shqiperise pa i zbrazur balten e barkut tend, sa here te takonin si kryetar kuvendi. Dhe nuk te mjaftoi fakti qe une e lashe detyren, per te vazhduar te merresh me mua papushim! Madje aq i pasherueshem je ne kete fiksimin tend kunder meje, sa u leshove fare edhe kunder Policise se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partise Socialiste”-shkruan ish-ministri i Brendshëm.
Debati mbi përgjimin ose jo të ish-ministrit të Brendshëm u mbyllën në janar të këtij viti kur Prokuroria pezulloi hetimet me argumentin se pajisja e gjetur në zyrën e sekretares së ish-ministrit Tahiri ishte një përçues analog i përgjimeve ambientale në distancë, të cilit i mungonte pjesa e pajisjes që kryen regjistrimin.
Pas paralajmërimeve që Saimir Tahiri i dërgoi Ilir Metës në një status në Facebook, ish zv.ministri i Brendshëm, Ilir Marko është përgjigjur me një mesazh privat në celularin e Tahirit, ku thuhet se përgjimin e tij e bënë shërbime të huaja që rekomanduan edhe shkarkimin e tij.
Kjo replikë i kushtoi edhe shkarkimin zv/ministrit të Brendshëm, Ilir Marko nga kryeministri Rama. Akuzat vijnë nga një ish-ministër si Sajmir Tahiri që ka qenë i akuzuar për përgjime, çështje për të cilën u ngrit edhe një Komision Hetimor. Në këtë Komision Policia u akuzua se ka përgjuar me urdhër të Tahirit ambasada të rëndësishme, institucione shtetërore dhe të burgosur “VIP”, nëpërmjet maskimit të një aparature përgjimi që ishte deklaruar si aparaturë për matjen e lagështirës dhe regjistrimin e cilësisë së ajrit.
Tahiri po ashtu është akuzuar se ka tentuar të përgjojë presidentin në detyrë Bujar Nishani. “Fakti u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë te dhena shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale”-deklaronte Nishani në një intervistë të disa muajve më parë. Për të mos folur për spekullime mediatike që e lidhnin banjën e Tahirit në ministri të lidhur me tunel.
Add new comment