Blloku Në Vëmendje

"Perceptimi është se pushteti dhe opozita në Shqipëri blejnë veten"

Postuar në 28 Qershor, 2017 19:19

Perceptimi i krijuar në këto zgjedhje është se pati shitblerje masive të votës. Partitë që humbën zgjedhjet si LSI e PD akuzojnë palën fituese se përdori para masive për të blerë vullnetin e qytetarëve. Për aq kohë sa mbetet në nivel perceptimi, jemi të prirur të dyshojmë se humbësit po justifikojnë humbjen.

Akti i parë i qeverisë së re, trajton OSHEE-në si tepsinë e Ardian Çelës

Postuar në 28 Qershor, 2017 14:08

Pa kaluar as 24 orë nga mbyllja zyrtare e numërimit të votave dhe konfirmimit të PS si mazhorancë e vetme, nis ndarja e tepsisë nga timonieri fitues i zgjedhjeve, i cili kërkoi votën për të çliruar vendin nga një sistem që e shikonte qeverisjen si ndarje përfitimesh.

E mori sërish në mbrojtje Lulzim Bashën

Postuar në 28 Qershor, 2017 13:59

Sali Berisha ka reaguar sot për atë që ndodhi në zgjedhje duke dalë me një qëndrim që do të thotë mbrojtje për Lulzim Bashën. Jo më kot reagimi erdhi pas hapjes së procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri, një akt tanimë formal me kandidaturën e Eduard Selamit përballë. Më poshtë reagimi i Berishës në Facebook: 

Modeli PS 2009/A mund të ketë zgjedhje të besueshme në PD nën organizimin e ekipit të Bashës?

Postuar në 28 Qershor, 2017 11:09

Ajo që po ndodh në PD është një rrugëtim që Lulzim Basha e di përmendsh. Sepse atë ai e ka parë të zhvillohet në vitin 2009 te Partia Socialiste, e cila pasi humbi zgjedhjet, u lëshua në një politikë kaotike dhe histerike virtuosi I së cilës u bë patjetër kryetari Edi Rama.

Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD

Postuar në 27 Qershor, 2017 20:58

Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.

Kavajë, PD-ja humbet 980 vota pasi çorientoi votuesit e vet

Postuar në 27 Qershor, 2017 09:16

Drama sjell me vete edhe humor. Kështu rezultati humbës i PD-së merr tjetër kuptim në Kavaajë, ku siç raporton “Gazeta Shqiptare” kjo parti ka djegur 680 vota për shkak të gabimit në thirrjen ndaj votuesve. Ndonëse ka reduktuar diferencën në krahasim me vitin 2013 nga 5 500 në 700, “GSh” raporton se në këtë zonë kanë rezultuar 680 vota të pavlefshme në të cilat ishte votuar edhe për numrin 3 edhe për numrin 6.

Një krahasim me vitin 2013 – shakatë e hidhura të sistemit aktual zgjedhor

Postuar në 26 Qershor, 2017 23:00

Në zgjedhjet e vitit 2013(zgjedhje politike) morën pjesë 1 724 779 votues.

Në ato zgjedhje rezultate ishin këto:

 PS-ja si parti politike mori            713 407 vota       41.36%   baraz    65 mandate

PD-ja si parti politike mori            528 373 vota       30.63%   baraz    50 mandate      

LSI-ja si parti politike mori            180 470 vota       10.46 %   baraz     16 mandate

ODIHR i zhgënjyer me zgjedhjet: Njësoj si të mëparshmet

Postuar në 26 Qershor, 2017 20:23

Zgjedhjet e 25 Qershorit ishin njësoj si zgjedhjet e mëparshme të vitit 2013. Kjo është rezumeja e gjithë misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. "U zhgënjeva pak, pasi prisja që këto zgjedhje ishin më të mira, por janëe njësoj si zgjedhjet e mëparshme. Të mira mjaftueshëm për të pasur stabilitetin e mjaftueshëm në këtë vend për të krye detyrën” nënvizoi koordinatori i misionit te OSBE-se, Robert Batelli.

Pushteti nis sulmin për të mbajtur PD në gjendje kome

Postuar në 26 Qershor, 2017 13:27

Edi Rama ka thënë më nota humori në fushatë se Luli është çun i mirë por nuk bën për atë punë. Pra për të qenë kryeministër i vendit. Por kjo nuk do të thotë se nuk i duhet kryeministrit në krye të PD-së. Kjo qasje u reflektua edhe gjatë kohës së fushatës ku Luli nuk u quajt kryetari i Shqup-it apo kukulla e Sali Berishës.

I plotfuqishëm, Rama kafshon PD-në

Postuar në 26 Qershor, 2017 08:25

Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama duket se do të shkojë drejt një fitore dërrmuese në zgjedhje. Projeksionet e para flasin për një fitore mbi 51%  në rangun e 75-76 mandateve me një diferencë të thellë kundrejt Partisë Demokratike, e cila zbret në shifra, ndërkohë që LSI ruan votat e saj. Nga një vëzhgim i shpejtë duket se rritja e Partisë Socialiste lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me tkurrjen e Partisë Demokratike në disa qarqe, një mesazh i fortë për lidershipin e PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje