ODIHR i zhgënjyer me zgjedhjet: Njësoj si të mëparshmet

Postuar në 26 Qershor, 2017 20:23

Zgjedhjet e 25 Qershorit ishin njësoj si zgjedhjet e mëparshme të vitit 2013. Kjo është rezumeja e gjithë misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. "U zhgënjeva pak, pasi prisja që këto zgjedhje ishin më të mira, por janëe njësoj si zgjedhjet e mëparshme. Të mira mjaftueshëm për të pasur stabilitetin e mjaftueshëm në këtë vend për të krye detyrën” nënvizoi koordinatori i misionit te OSBE-se, Robert Batelli.
Raporti përfshin gjetjet e mbi 304 vezhguesve ndërkombëtarë të cilët kanë qenë në terren për monitorimin e gjithë procesit zgjedhor. Minimalisht ky vlerësim kompromenton edhe marrëveshjen politike Rama-Basha për monitorimin e procesit përmes një Task Force dhe 6 ministrave teknike. Këtë e thekson edhe vetë raporti kur thotë se  "politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe i instituticioneve të lidhura me zgjedhjet së bashku me akuzat për blerjen e votave dhe presionin ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor". Po ashtu thuhet se "marrëveshja e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në 18 maj lejoi që Partia Demokratike të caktonte disa poste kyçe ministrore së bashku me pozicionin e zv/kryeminsitrit. Ndryshimet ligjore në vijim të kësaj marrëveshje poltike kishin si synim që të theksonin dhe sigurimin e reklamimit falas në të gjitha mediat elektronike. Megjithatë mënyra e zbatimit demonstroi përparësinë e interesave politikë kundrejt respektimit dhe sundimit të ligjit".


Shqetësime që u vunë re nga intimidime nga aktivistë të partive brenda dhe jashtë qendrave të votimit. Me pak fjalë ajo që na u shit si garanci për zgjedhjet, marrëveshja Rama-Basha nuk pati asnjë efekt në përmirësimin e standardeve, por u përdor si alibi për të rifutur në lojë Lulzim Bashë. Megjithatë pamvarësisht problematika e procesi do të çertifikohet nga misioni i OSBE-së. Kjo është predispozita e BE-së, t'i japë notën kaluese një qeverie që nuk ka asnjë kontestim nga opozita, ndonëse pati raportime për përdorim masiv të parave në zgjedhje.
"Jemi të gjithë këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Jemi shumë të kënaqur që drejtimi që ata morën në një mënyrë mjaft të qetë pavarësisht raportimeve për disa parregullsi. Jemi mjaft të inkurajuar nga rezultatet pozitive dhe nga ndërmjetësimet politike që kanë çuar në pjesmarrjen e PD në zgjedhje për të theksuar që të gjitha rekomandimet e OSBE duhet të jenë të plotësuara në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të tjera. Të gjithë dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike, që është kyçe për çdo lloj proçesi demokratik"- theksoi eurodeputeti Eduard Kukan, i cili ishte pjesë e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.