Kavajë, PD-ja humbet 980 vota pasi çorientoi votuesit e vet

Postuar në 27 Qershor, 2017 09:16

Drama sjell me vete edhe humor. Kështu rezultati humbës i PD-së merr tjetër kuptim në Kavaajë, ku siç raporton “Gazeta Shqiptare” kjo parti ka djegur 680 vota për shkak të gabimit në thirrjen ndaj votuesve. Ndonëse ka reduktuar diferencën në krahasim me vitin 2013 nga 5 500 në 700, “GSh” raporton se në këtë zonë kanë rezultuar 680 vota të pavlefshme në të cilat ishte votuar edhe për numrin 3 edhe për numrin 6. Sipas burimeve nga KZAZ-ja e zonës, shkak për këtë është bërë mesazhi elektoral “Votoni numrin 3 dhe numrin 6” që në fakt ishte “votoni numrin 3” për zgjedhjet për bashkinë dhe numrin 6 për zgjedhjet parlamentare. Në fakt disa votues, më qartë 680 të tillë nuk janë iluminuar si duhet nga kjo thirrje dhe kanë djegur kështu votën e tyre. Më tej akoma, ky efekt merr vlerë tjetër kur 300 vota kanë shkuar për kristiandemokratët që ishin numri 3 në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare, diçka që e bën krej qesharake situatën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.