Aksidenti i Golemit, Prokuroria nxjerr fajtorë kolauduesit e rrugës
Aksidenti i rëndë i para një viti në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku gjetën vdekjen dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës, ndërsa u plagos nëna e tyre 24-vjeçare Silvana Negollari si dhe fëmija tjetër 1 vjeç, ka disa fajtorë sipas Prokurorisë. Familja po shkonte drejt Rogozhinës për të vizituar babain që ndodhej në paraburgim për një ndërtim pa leje, por udhetimi u pre në mes kur makina doli nga rruga dhe hyri mes mbrojtëseve metalike që qëlluan të prera në atë segment.
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tiranë ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku (kolaudues) per vepren penale te “shperdorimit te detyres““, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Sipas prokurorisë, pasoja e rëndë (vdekja e dy fëmijëve), nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga nëna, që ishte drejtuese e makinës, por shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë është elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës, cka do të thotë se rruga është lejuar të shfrytëzohet jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.
Kështu, në Aktin Kolaudues, mbështetur në gjendjen reale të rrugës të pandehurit nuk duhet ta shpallnin rrugën të shfrytëzueshme. Por në aktin e kolaudimit të shprehnin rezervën e tyre (me kolaudim pjesor, sic ka parashtruar mbikqyrsi i punimve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmërie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej. Pra sipas Prokurorisë janë pikërisht veprimet dhe mosveprimet me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjësi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudusët, A.K, A.Q, A.N dhe M.K.
Add new comment