Blloku Në Vëmendje
Zaev merr detyrën, SHBA përshëndet qeverinë e re
Gati 6 muaj pas zgjedhjeve te parakohshme, Maqedonia ka me ne fund qeverine e re, te votuar me 62 vota “pro” mesnatën e kaluar në parlmanet. Depuetetët e VMRO-se se Gruevskit votuan kundër ndërsa, Levizja Besa e cila refuzoi të bëhej pjesë e koalicionit të ri qeverisës, abstenoi me 5 deputetët e saj. Duke folur para deputeteve ne parlament, Zaev u ndal tek çështja e emrit të Maqedonisë, për të cilën tha se do të ketë referendim. Pa folur në detaje, Zaev shtoi se pjesë e programit janë edhe kërkesat e partive shqiptare.
Ballkani rrezikon të bëhet vatër e ekstremizmit islamik*
Në takimin e javës së kaluar në Vjenë deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë duket se konfirmuan se tendenca për xhihadistët e Ballkanit për t’u bashkuar me të ashtuquajturin “Shtetin Islamik” (IS) dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak është shuar. Vlerësimet për numrin e xhihadëve nga Ballkani që u bashkuan me IS variojnë nga një mijë në disa mijëra militantë, por vështirë se ndonjë luftëtar nga Ballkani është larguar nga rajoni për në fushat e betejës në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit, raporton DË.
Agjencia e BE: Sistemet e IT dhe masat për sigurinë, vënë në rrezik të drejtat themelore në Union
Vendimet e Bashkimit Europian për të hapur bazat e të dhënve dhe disponimin e tyre për operim nga aktorë jashtë nacionale në emër të luftës kundër terrorizmit bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. Kreu I Agjencisë për të Drejtat Themelore në BE, Michael O’Flaherty deklaroi dje se hapja e bazës së të dhënave u jep mundësi disa subjekteve që të marrin në zotërim të dhëna personale përmes mënyrave joligjore.
Diskriminoi PD-në, shkarkohet drejtoresha e Radio Televizionit të Gjirokastrës
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Radio Televizionit të Gjirokastrës zonjën Albana Allushi. Shkak për këtë shkarkim janë bërë raportet e bordit të monitorimit të mediave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilat tregonin qartë njëanshmëri të theksuar të partive të mazhorancës nw pasqyrimin e fushatews. Nga monitorimi i emisioneve te Radiotelevizionit të Gjirokastrës rezulton një anësi e theksuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Socialiste , duke I dhënë zero minuta kohë Partisë Demokratike.
Ministri i Brendshëm pengon hetimet e Prokurorisë (Video)
Ministrii i Brendshëm, Dritan Demiraj urdhëron efektivët e policisë të mos zbatojnë urdhërin e prokurorisë për sekuestrimin e prozhektorëve në funksion tw hetimit për helmimin e protestuesve në hapjen e rushatws elektorale të PD-së, pasi sipas tij pengohej aktiviteti partiak i një force politike një ditë më pas.
Dy ish-ministra kërkohen si dëshmitarë në gjyqin e Shullazit
Dy ish-ministra të kabinetit Rama janë thirrur si dëshmitarë nga Prokuroria për Krimet e Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Hetimet kanë të bëjnë me kërcënimin e pedagogëve Mynir Koni dhe Dhori Kule nga një grup personash gjatë fushatës së zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, në prill të vitit 2016.
Bugajski: Qeveria me ish-drejtues të UÇK-së nuk i pengon hetimet për krimet e luftës
Bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe njohësi i proceseve politike në Ballkan, Janusz Bugajski ka dhënë një interviste për gazetën “Zëri” në Kosovë ku thotë se krijimi i një qeverie të re me drejtues ish-komandantë të UCCK-së, nuk do ta pengojë punën Gjykatës Speciale në hetimet për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë.
Fyerje nga punonjës policie
Nisma Thurrje sjell një rast nga një qytetar që përballet me furinë e një polici të stresuar.
"Emri kushtetues i Maqedonisë në agjendën e qeverisë së re"
"Urdhri që kam lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë është çelësi që do të hapë derën për zgjidhjen e çështjeve të tjera të diskutueshme në rajon". Kështu deklaron ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Matthew Nimetz në një intervistë për gazetën Realnews.
Diplomati amerikan thotë se pret që të formohet qeveria e re në Shkup për të nisur "diskutimet serioze", duke dërguar një mesazh se zgjidhja e emrit kushtetues të Maqedonisë duhet të jetë prioritet në agjendën e qeverisë së re.
Drejt një tregu pune të automatizuar/Gates dhe Zuckerberg apel brezit të ri
Bota po ndryshon dhe me gjasë ky ndryshim në një të ardhme shumë të afërt do të ndihet me pasoja radikale te të gjithë. Sot në ShBA njerëz si Mark Zuckerberg, Bill Gates apo Elon Musk po paralajmërojnë se koha e robotëve po vjen edhe për tregun e punës duke imponuar zhvendosje në të mëdha në relacionet njerëzore dhe strukturën ekonomike. Kjo ëhstë sfida e brezit të ri të studentëve që në ndryshim nga prindërit e tyre nuk kanë më sigurinë e një karriere.