"Emri kushtetues i Maqedonisë në agjendën e qeverisë së re"

Postuar në 28 Maj, 2017 12:25

"Urdhri që kam lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë është çelësi që do të hapë derën për zgjidhjen e çështjeve të tjera të diskutueshme në rajon". Kështu deklaron ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Matthew Nimetz në një intervistë për gazetën Realnews.
Diplomati amerikan thotë se pret që të formohet qeveria e re në Shkup për të nisur "diskutimet serioze", duke dërguar një mesazh se zgjidhja e emrit kushtetues të Maqedonisë duhet të jetë prioritet në agjendën e qeverisë së re.
I pyetur në lidhje zërat e qarqeve nacionaliste për një "Shqipëri të madhe", ai u përgjigj se "çdo diskutim i ndryshimit të kufijve, kryesisht në Ballkan është gjithmonë i rrezikshëm, sepse ne e dimë nga historia se kjo çon në vrasje, në shpërbërje të vendeve dhe  shoqërive dhe pastaj në antagonizëm për 30-40 vjet, që pastaj çon në një tjetër krizë. Diskutimi për gjëra të mëdha, duke përfshirë edhe një Shqipëri të Madhe është i gabuar. "
Ai fton shqiptarët etnikë dhe maqedonasit të jenë anëtarë besnikë të këtij shteti dhe të punojnë për një zgjidhje demokratike të problemeve të tyre.

http://www.huffingtonpost.gr/2017/05/28/eidiseis-politiki-nimits-h-entol...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.