Tallava

Postuar në 19 Qershor, 2017 14:17

Shikojeni këtë material video që shpërndahet nga kryeministri. Një këngë labe në sfond, disa fjali ku spikat fjala atdhe, emigrant dhe pushtet, pleksur në diçka më shumë se 1 minutë për të njoftuar çfarë? Intervistën e z. Rama sot me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Titulli është e drejtë autoriale në këtë rast e një kryeministri intelektual: Sonte në NEËS24 me Ylli Rakipin për timonin, tepsinë dhe kazanin.
Me sa duket kryeministri nuk ka ndonjë kufi se ku mbaron kjo butafori e tij politike. Nga një anë argaliset rrugëve duke bërë fushatë me premtime që ngjajnë si ato dhuratat e fëmnijëve në patatina, nga ana tjetër meraku e bluan për kazanin, tepsinë dhe timonin. Një garë llafesh dhe replikash, nga një kryeministër që e ka mbushur profilin e tij në Facebook me gjithfarë fotosh dite, kategori kjo që duhet thënë se anashkalon fotot e vërteta.
Me manipulime dhe meme për Bashën, çunin e mirë të 18 majit, për të anashkaluar çdo romuz për Ilir Metën dhe me mediat që shtyjnë ditën me skupe të tipit: Ja si tallet Rama me...

Nuk sheh në këtë profil as një shënim të kryeministrit, as një draft minimal për atë që mendon, as një reagim serioz për këto që ndodhin, as edhe ndonjë mesazh apo opinion. Thjesht një dekor gallate në nivelin e mesatares së stadiumeve. Çështje zgjedhjeje, por nga titulli kuptohet fare qartë se çfarë ia prish qetësinë, të cilën e kompenson këtu me një video make up që mund t’i pëlqejë vetëm një njeriu. Në fillim gjetje për të ngjitur poshtë te komentuesit, por rrugës nuk është çudi që të kthehet edhe shije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.