Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve
Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë. Sipas njoftimit, të bërë publik nga zyra për shtyp e zv/kryeministres,Task-Forca kërkoi nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që të ndjekë me përparësi këtë informacion duke kryer hetimet e duhura administrative dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmëri të pretendimeve të tilla duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale.
Add new comment