Blloku Ekonomi
Njësoj si me sanksionet ndaj Rusisë, SHBA dëboi Huawei-n nga Europa
Garancia e rreme e 33% aksione shtetërore në Portin e Durrësit
Një ndër argumentet kryesore që ka përdorur kryeministri Edi Rama për të mbrojtur projektin e portit të Durrësit, është pjesëmarrja e shtetit shqiptar – për herë të parë siç tha ai me një kompani të huaj – si aksioner në sipërmarrjen në fjalë me 33%. Po çfarë implikon kjo? Kjo implikon se shteti shqiptar ligjërisht ka dorë në pasurinë që po investohet, se do të marrë fitime dhe se mandej ka tagër kontrolli dhe vendimmarrjeje. Këtë ka aksioneri.
Eurobarometri: Europianët më të shqetësuar për koston e ushqimit sesa sigurinë e tij
Kriza, e pompuar me të madhe edhe nga të gjitha mediat kryesore, ka nisur të japë efektet e veta psikologjike, duke prekur një standard bazë si siguria ushqimore. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Eurobarometri mbi sigurinë ushqimore në vitin 2022 realizuar me 27 mijë qytetarë europianë në vend të parë të prioriteteve qëndron kostoja për 54% të të intervistuarve. Shija për 51% të qytetarëve, pasuar mandej nga 46% të qyetetarëve për të cilët ka rënësi kryesore siguria dhe origjina. Vlera ushqyese shkon te 41%, ndërkohë që klima dhe mjedisi shqetëson 16%.
Kriza, po flitet për de-industrializimin e Gjermanisë
Kriza e tanishme energjetike parashikohet të godasë më fort prej të gjitha vendeve, Gjermaninë.
Eurozona, gjashtë muajt në vijim në reçension
Komisioni Europian ka deklaruar hyrjen në fazë recensioni të ekonomisë së Eurozonës për këtë katërmujor dhe katërmujorin e parë të vitit 2023. Sipas njoftimeve, rënia lidhet ngushtësisht me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.
Ne po i afrohemi fundit të një viti në të cilin Rusia ka hedhur hijen e errët të luftës në kontinent. Çmimet e rritura të energjisë dhe inflacioni po fitojnë tashmë maksimumin dhe ne përballemi tani me një periudhë shumë sfiduese si në planin social, ashtu edhe atë ekonomik
Qeveria ndryshon statusin e mbrojtjes për Lagunën e Nartës
Në datën 26 tetor, qeveria ka vendosur, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit ndryshimin e statusit dhe sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Pishë Poro – Nartë” nga “Rezervat natyror I menaxhuar” në “Peizazh I Mbrojtur”. I njëjti vendim I heq sipërfaqes së pakësuar statusin e “Zonës së mbrojtur”.
Sipërfaqja e ekosistemit me statusin në fuqi ishte 21 238 hektarë dhe bëhet 16 124.61 hektarë, pra me një diferencë rreth 5.551 hektarë.
Qeveria italiane miraton ndërtimin e terminalit të Piombinos
Qeveria e Giorgia Melonit në Itali ka miratuar ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm në Piombino të Toskanës që presupozohet se do të çlirojë vendin nga varësia prej gazit rus. Por edhe për të mbajtur nën kontroll çmimet për biznesin dhe familjet italiane.
Greqi/1/3 e transaksioneve të pronës, për marrjen e një “Vize të Artë”
Një e treta e transaksioneve të pronës në vitet e fundit në Greqi është kryer me synim marrjen e njën ”Vize të Artë”. Instituti Eteron njofton se shumë prona janë shitur me çmim deri trefish mbi vlerën e tregut me synim arritjen e kufirit minimum të investimit për marrjen e vizës, që është 250 000 euro.
ExxonMobil lë Rusinë
ExxonMobil ka njoftuar daljen nga tregu rus i energjisë pas dekreteve të Presidenti Vladimir Putin që urdhëronte shpronësimin e aseteve të kompanisë.
Negociatat me qeverinë ruse përfshinin shitjen e 4 miliardë dollarëve asete bashkë me investimin kryesore në Rusi, 30% të aksioneve të fushanë naftëmbajtëse Sakhalin – 1.
Zëdhënësit e kompanisë nuk kanë sqaruar nëse kanë marrë kompensim për daljen nga tregu ndërkohë që asetet e tyre I janë kaluar Rosneft.
Dy akse rrugore që injorohen në mënyrë të papranueshme
Nga Tirana në Shkodër udhëtohet me një shpejtësi mesatare 60 km/h.
Rrugën nuk e gjen asnjëherë pa trafik dhe ajo ka thyerjet tipike të Shqipërisë: nga superstradë në autostradë(terma sipas standardit tonë), policët janë përherë në pozicion përgjimi, rruga në disa segmente nuk ka as mbrojtëse anësore dhe asgjë dhe kështu një ndër zonat më të rëndësishme të vendit të bëhet e bezdisshme për ta vizituar.
Rruga Elbasan-Pogradec, shumë e rrahur nga lëvizjet, udhëtohet me shpejtësi mesatare 60km/h. Me cilësi jo të keqe, por e ngushtë deri në diskriminim.