Blloku Ekonomi

Nis ndërtimi i gazsjellësit Bullgari-Serbi

Postuar në 01 Shkurt, 2023 18:37

Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit të saj me Serbinë që presupozohet të furnizojë këtë të fundit me gaz jorus. Projekti parashikon një gjatësi linje 170 km që shtrihet nga qyteti bullgar i Novi Iskar në Nish të Serbisë dhe pritet të jetë operacional në fund të këtij viti. 

Italia firmos marrëveshje 8 mliardë $ me Libinë për furnizimin me gaz

Postuar në 28 Janar, 2023 23:48

Italia ka nënshkruar një marrëveshje furnizmi me gaz nga Libia në vlerën e 8 miliardë dollarëve. Marrëveshja formalisht ka si palë National Oil Corp. të Libisë dhe Eni. 

Ky konsiderohet investimi më i madh i vetëm në Libi në sektorin energjetik në dy dekada dhe ai vjen edhe si shprehje e vizionit të kreut Ekzekutiv të Eni-t, Claudio Descalzi për orientimin e Europës drejt Afrikës për furnizmin me gaz.

 Para një jave kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte në Algjeri për të njëjtën arsye ku nënshkroi një marrëveshje tjetër po për gazin.

“Made in Europe” përballë SHBA-ve

Postuar në 14 Janar, 2023 17:37

Qeveria franceze ka bërë një rishikim të plotë të qasjes së Bashkimit Evropian për të nxitur industrinë e saj, duke ofruar një strategji gjithëpërfshirëse "Made in Europe" për të kundërshtuar subvencionet e shtuara të SHBA-së.

Goldman Sachs shkurton 3 200 vende pune për shkak të krizës

Postuar në 09 Janar, 2023 13:56

Një ndër grupet më të mëdha në botë në sektorin bankar dhe të investimeve si dhe të sigurimebe, Goldman Sachs pritet të ndërmarrë këtë javë shkurtime masive në stafin e vet.

Bëhet fjalë për mijëra punonjës që sipas agjencisë “Reuters” do të lënë vendin e punës ndërkohë që kompania përgatitet për një mjedis të vështrië ekonomik.

Investigimi/60 mld euro të pandemisë destinohen për projekte të naftës dhe gazit

Postuar në 09 Janar, 2023 13:12

Një investigim gazetaresk në Europë ka zbuluar se rreth 60 miliardë euro të dedikuara për ringritjen pas pandemisë do të kalohen për projekte të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.  

Vendimi sipas mediave është marrë më 15 dhjetor 2022 kur gjatë një seance, PE, KE dhe KiE kanë rënë dakord që fondet e pandemisë, në total 750 miliardë euro, mund të përdoren për nismat e "Rifuqizim i BE-së", një projekt që lindi në përgjigje të krizës së gazit dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Jac Ma heq dorë nga kontrolli i Ant Group

Postuar në 08 Janar, 2023 17:26

Jack Ma, miliarderi i njohur kinez, ka njoftuar se do të heqë dorë nga kontrolli i gjigandit financiaro-teknologjik, Ant Group.

Ai kontrollonte deri më ta i 53.46% të kompanisë dhe tani ai do të mbajë vetëm 6.2% mes atyre që kanë të drejtë të votojnë për vendimmarrje.

Lufta e Kinës për rendin e ri energjetik. Lindja e Petrojenit

Postuar në 06 Janar, 2023 02:08

“Financial Times” shkruan së fundmi për inkuadrimin e Kinës në tregun e hidrokarbureve në Lindjen e Mesme si lojtari kryesor që po i jep fund një rendi energjetik të farkëtuar në vitin 1945 mes ShBA dhe sauditëve. 

Marrëveshja e Kinës me sauditët dhe këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në dhjetor të këtij viti sipas gazetës në fjalë dhe analistëve të tjerë shënoi lindjen e Petrojenit. 

Kina do të rishkruajë rregullat e tregut global të energjisë 

Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit

Postuar në 04 Janar, 2023 17:11

Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.

Orvatje për t'iu përgjigjur pyetjes së sikletshme: Si u bë Zvicra kaq e pasur?

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 13:38

Gjithë bota pyet si duhet t’ia bëjmë me varfërinë, në Zvicër shtrohet një pyetje shumë më e sikletshme: Si u bë Zvicra kaq e pasur? 

Lufta e re do jetë për metalet

Postuar në 24 Dhjetor, 2022 15:56

Agjencia “Reuters” shkruan se lufta e re Lindje-Perëndim do të përqendrohet te metalet dhe do të largohet nga rivaliteti për hidrokarburet. Kjo sipas agjencisë lidhet me tregtinë dhe fluksin tregtar që pritet, ndërkohë që lufta në Ukrainë i dha një mësim Europës se edhe me uljen e çmimeve të gazit, duhen marrë masa që varësia nga Kina të reduktohet.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi