Investigimi/60 mld euro të pandemisë destinohen për projekte të naftës dhe gazit
Një investigim gazetaresk në Europë ka zbuluar se rreth 60 miliardë euro të dedikuara për ringritjen pas pandemisë do të kalohen për projekte të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.
Vendimi sipas mediave është marrë më 15 dhjetor 2022 kur gjatë një seance, PE, KE dhe KiE kanë rënë dakord që fondet e pandemisë, në total 750 miliardë euro, mund të përdoren për nismat e "Rifuqizim i BE-së", një projekt që lindi në përgjigje të krizës së gazit dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës.
Investigate Europe shkruan se janë identifikuar plane për zhvillimin e të paktën 41 terminaleve të gazit të lëngshëm apo gazsjellësish, një pjesë e të cilëve do të financohen me paratë e pandemisë.
Sipas aktivistëve të mjedisit, devijimi i fondeve kërcënon arritjen e objektivave të BE-së për tranzitin e energjisë.
Add new comment