Blloku Ekonomi
OKB: 52 vende në presion buxhetor për pagesat e borxhit të jashtë. 25, drejt pamundësisë për të paguar
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për masa urgjente për lehtësimin e borxhit të rreh 52 shteteve që sipas saj, janë në “stresin e pagesës”. Achim Steiner, kreu i Porgramit të Zhvillimit në OKB, është shprehur për AFP-në se 25 nga këto vende po shpenzojnë më shumë se 1/5-ën e të ardhurve për të përballuar pagesat e borxhit të jashtëm.
Situata tani për vendet në zhvillim kur vjen pun ate borxhi kombëtar është në fakt shumë, shumë serioz. 52 vende janë ose në stres borxhi, ose një hap larg nga pamundësia potenciale për të paguar
Rusia vazhdon furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës
Rusia vazhdon të furnizojë Europën me gaz përmes territorit ukrainas. Gazprom, kompania e njohur ruse ka njoftuar se po vijon furnizimin përmes stacionit të pompimit në Sudzha në volumin e 39.3 milionë metrave kub në ditë. Pala ukrainase ndërkohë ka refuzuar kërkesën për të hapur një rrugë kalimi edhe nga stacioni i Sokhanovkas.
Rruga ukrainase mbetet e vetmja për gazin rus në Europë pasi Nord Stream është bllokuar tërësisht, kurse rrugët e jugut, si Turkish Stream apo Blue Stream janë dedikuar për vendevt e Europës Jugore.
95 milionë në varfëri në BE
Varfëria ka nisur të trokasë si realitet prekshëm sërish në Europë. Për arsye nga më të ndryshmet, për shkak edhe të krizave sekuenciale që goditën kontinentin, ajo që dukej si e shkuar, po rikthehet. Në vitin 2021, 1 në 4 fëmijë ishte në rrezik varfërie apo përjashtimi social, me një situatë alarmante sidomos në Spanjë dhe Rumani ku shkalla e varfërisë së fëmijëve lëviz nga 33% -41.5%.
800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi
Një vëzhgim i kryer për llogari të Komisionit Helenik të Lojërave të Fatit, rezulton se përgjatë vitit 2022 në Greqi u luajtën 1.4 miliardë euro në lojëra fati, kryesisht ato konvencionale si slote, apo edhe kazinove ilegale.
Në këtë aktivitet janë përfshirë 800 000 njerëz, prej të cilëve 12% kanë shpenzuar edhe 588 milionë euro në lojërave e fatit të ligjshme.
Amnistinë fiskale ma kanë kërkuar edhe mua "çunat e Londrës"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, një ndër ish-ministrat më të përfolur të historisë së tranzicionit, Damian Gjiknuri ka dalë në një intervistë televizive për të përsëritur përrallën e zakonshme se amnistinë fiskale e kërkojnë emigrantët shqiptare. Argumentete gjysmake rrallë i shkojnë kujt tjetër sa Damian Gjiknurit, që për këtë çështje ndër të tjera ka thënë:
Zyrtarizohet Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE - Indi
Kina është armike, ndaj Bashkimi Europian ka hedhur sytë nga India. Këtë të hënë është zyrtarizuar krijimi i një Këshilli të ri të Tregtisë dhe Teknologjisë mes Bashkimit Europian dhe Indisë që do të përfshijë qeverisjen digjitale dhe ndërlidhjen, teknologjinë green dhe tregtinë.
Së bashku ne do të punojmë drejt një modeli demokratik të zhvillimit teknologjik që udhëheq inovacionin dhe vendos njeriun në qendër
Tani "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special"
Qeveria ka vendosur dhënien e statusit të veçantë "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për “Green Coast” sh.p.k.
Subjekti zotërohet nga biznesmeni Samir Mane që është edhe pronari përfitues i saj. Në vitin 2016 ajo ka marrë statusin e investitorit strategjik me një vlerë investimi 52 530 160 euro dhe do të zgjaste katër vjet. Me statusin e ri “Green Coast” përfiton nga lehtësitë fiskale si 6% Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe përjashtohet nga tatimi mbi fitimin, për një afat 10 vjeçar nëse merr një emër brandi ndërkombëtar.
Banka Qendrore Europiane ngre sërish normën bazë të interesit
Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit duke paralajmëruar se do të ngrejë me të njëjtën shkallë normën në muajin mars.
Mediat raportojnë se për rritjen e pritshme në muajin mars ka disa dyshime, pasi politika e ndjekur deri më tani nga Banka për normën e interesit ka dhënë rezultate pozitive për mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
Nis ndërtimi i gazsjellësit Bullgari-Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit të saj me Serbinë që presupozohet të furnizojë këtë të fundit me gaz jorus. Projekti parashikon një gjatësi linje 170 km që shtrihet nga qyteti bullgar i Novi Iskar në Nish të Serbisë dhe pritet të jetë operacional në fund të këtij viti.
Italia firmos marrëveshje 8 mliardë $ me Libinë për furnizimin me gaz
Italia ka nënshkruar një marrëveshje furnizmi me gaz nga Libia në vlerën e 8 miliardë dollarëve. Marrëveshja formalisht ka si palë National Oil Corp. të Libisë dhe Eni.
Ky konsiderohet investimi më i madh i vetëm në Libi në sektorin energjetik në dy dekada dhe ai vjen edhe si shprehje e vizionit të kreut Ekzekutiv të Eni-t, Claudio Descalzi për orientimin e Europës drejt Afrikës për furnizmin me gaz.
Para një jave kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte në Algjeri për të njëjtën arsye ku nënshkroi një marrëveshje tjetër po për gazin.