Tani "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special"
Qeveria ka vendosur dhënien e statusit të veçantë "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për “Green Coast” sh.p.k.
Subjekti zotërohet nga biznesmeni Samir Mane që është edhe pronari përfitues i saj. Në vitin 2016 ajo ka marrë statusin e investitorit strategjik me një vlerë investimi 52 530 160 euro dhe do të zgjaste katër vjet. Me statusin e ri “Green Coast” përfiton nga lehtësitë fiskale si 6% Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe përjashtohet nga tatimi mbi fitimin, për një afat 10 vjeçar nëse merr një emër brandi ndërkombëtar.
Në një rast të ngjashëm subjekte të tilla, që kanë të drejtën e lejimit të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit, tipi kazino, përjashtohen nga taksa e ndërtesës po për 10 vjet. Për projektin që ndodhet në Palasë të Himarës, ka patur debate të mëdha dhe shumë diskutime në media.
Add new comment