95 milionë në varfëri në BE
Varfëria ka nisur të trokasë si realitet prekshëm sërish në Europë. Për arsye nga më të ndryshmet, për shkak edhe të krizave sekuenciale që goditën kontinentin, ajo që dukej si e shkuar, po rikthehet. Në vitin 2021, 1 në 4 fëmijë ishte në rrezik varfërie apo përjashtimi social, me një situatë alarmante sidomos në Spanjë dhe Rumani ku shkalla e varfërisë së fëmijëve lëviz nga 33% -41.5%.
Problemi për disa kategori është te mbijetesa, tek ushqimi I përditshëm. Kjo në Europë, në zonën më të pasur të globit. Në vitin 2022, Caritas Europa evidentoi një rritje me 40% të rritjes së aplikimeve për shërbime sociale, që përfshin edhe të tilla si ngrohja dhe uji.
Shifra e personave që janë në të ekspozuar ndaj varfërisë apo përjashtimit social megjithë përpjekjet e bëra parashikohet në 95 milionë në vitin 2030, me vetëm dy instrumente rekomanduese të Këshillit të Europës pa karakter detyrues. Një është Garancia Europiane për Fëmijët dhe tjetra e Ardhura Minimale që aktualisht vetëm në Hollandë dhe Irlandë është përmbi kufirin e varfërisë.
Eurodeputetja Sara Matthieu shprehet për EuObserver se shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë mjetet për ta zgjidhur apo vënë në vijë këtë problem, por kanë zgjedhur të mos e bëjnë.
Add new comment