Blloku Ekonomi

Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:46

Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".

Të ardhurat në buxhet për 2015 ulen me 1.1 pikë përqindje në raport me prodhimin e brendshëm bruto

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:02

Me uljen e të ardhurave të pritshme në buxhet, në rreth 398 miliardë lekë, vlerësohet që të ardhurat në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të zbresin në 26.7% të PBB-së. “Monitor” shkruan se pas rishikimit me ulje të buxhetit të vitit 2015, të ardhurat totale pritet të jenë 1.1 pikë përqindjeje më të ulëta në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërsa qeveria edhe në buxhetin e ri afatmesëm 2016-2018 ngul këmbë që rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3%.

Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?

Postuar në 06 Gusht, 2015 19:06

Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj.

Kudo bie, në Shqipëri çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 187 lekë/litër

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:10

Dukuria shqiptare e rritjes së çmimit të naftës, ndërkohë që në botë ajo bie në vijimësi, mund të përkufizohet pa frikë si vjedhje e qytetërëve me bekimin e qeverisë. Top-Channel raporton për një rritje tjetër të çmimit në tregun vendas teksa nga qershori e deri më sot, çmimi i naftës në bursë ka lëvizur nga 70$/barrelë në 60$/barrelë.

Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:20

Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.

Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.

Zgjerohet lista e Moskës kundër­ sanksioneve, produktet bujqësore shqiptare nuk do të pranohen në Rusi

Postuar në 06 Gusht, 2015 07:35

Pak kohë pasi Rusia njoftoi se do të hiqte embargon ndaj produkteve bujqësore shqiptare, ky vendim mund të rikthehet sërish. Lista e vendeve të ekspozuara ndaj kundër­sanksioneve të Rusisë mund të zgjerohet edhe me 7-të vende të tjera, që ju bashkuan sanksioneve shtesë ndaj Moskës, javën e kaluar. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, për agjencinë ruse të lajmeve, “Itar­TASS”. “Nëse zgjerojnë listën, ne do të godasim pikërisht ato vende që kanë shprehur dëshirën të bëhet pjesë e sanksioneve kundër nesh.

Tkurren të ardhurat personale, Financat nuk realizojnë planin edhe pas rritjes së tatimit nga 10 në 15%

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:18

Një tjetër zë me performancë negative është dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Pavarësisht rritjes së tatimit mbi të gjitha të ardhurat, përveç tatimit mbi pagën, nga 10 në 15% prej 1 janari 2015, plani nuk është realizuar, raporton “Tv Scan”.

Zef Preçi thotë se politikat fiskale dhe ekonomike që po ndjek qeveria nuk janë të favorshme për ekonominë vendase

Postuar në 05 Gusht, 2015 07:30

“Politikat fiskale, ekonomike dhe ato monetare të ndërmarra gjatë pjesës së parë të këtij viti nuk janë të favorshme për ekonominë vendase”. Kështu e komenton eksperti Zef Preçi nw “Tv Scan”, rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën 6­mujore. Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e informalitetit do të ishin dy faktorët që do të ndikonin në përmirësimin e kësaj situate.

Nis “kthesa e madhe” e doganave, sekuestrohen 172 kg duhan i grirë

Postuar në 04 Gusht, 2015 21:50

Kundërshtari i madh që po mban zbrazur arkën e doganave shqiptare është gjetur. Dhe merita duket se është e konsulentëve britanikë të Croën Agents. Së fundmi është bërë bllokimi më i bujshëm i kohëve të fundit me sekuestrimin e 172 kilogramëve duhan të grirë, thotë Monitor duke cituar një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në luftën kundër tregtimit të mallrave kontrabandë DPD organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës.

Taksë progresive, dështim progresiv. Mbetet vetëm Burgu. Por a do të funksionojë?

Postuar në 04 Gusht, 2015 15:40

U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e taksës progresive të dilte me dhimbje koke të mëdha. Edhe pse që në fillim u tha nga FMN dhe aktorë të tjerë, se taksa progresive lidhet ngushtë me performancën e administratës tatimore, kryeministri aktual dhe canët që e këshillonin vijuan përpara. Ku jemi sot? Sot jemi në kushtet kur qeveria deklaron se mungojnë 134 milionë dollarë si pasojë e mosmbledhjes së të ardhurave dhe për pasojë, do të nisë aksioni i luftës kundër informalitetit. Kryefjala e tij: Burgu.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi