Garancia e rreme e 33% aksione shtetërore në Portin e Durrësit

Postuar në 25 Nëntor, 2022 21:03

Një ndër argumentet kryesore që ka përdorur kryeministri Edi Rama për të mbrojtur projektin e portit të Durrësit, është pjesëmarrja e shtetit shqiptar – për herë të parë siç tha ai me një kompani të huaj – si aksioner në sipërmarrjen në fjalë me 33%. Po çfarë implikon kjo? Kjo implikon se shteti shqiptar ligjërisht ka dorë në pasurinë që po investohet, se do të marrë fitime dhe se mandej ka tagër kontrolli dhe vendimmarrjeje. Këtë ka aksioneri. Mirëpo që të besohet një gjë e tillë, duhet që jo vetëm ligji të ekzistojë, por edhe të zbatohet. Nga një shkresë zyrtare e përcjellë nga Ministria e Ekonomisë, rezulton se shteti shqiptar është aksioner në disa kompani, në të cilat do veçonim ARMO dhe Albtelecom. Përcjellim shkresën më poshtë:

Kushdo mund të verifikojë në Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit nëse aksioneri Shtet ka ushtruar ndonjëherë të drejtat e veta si aksioner për të kërkuar apo rishikuar drejtimin e ARMO dhe Albtelecom, nisur nga fakti se ky I fundit rezulton dhe deklarohet prej 10 vitesh si kompani me humbje. Ndonëse ka prani të vazhdueshme në territor dhe diversifikon ofertat pa njoftuar aspak lujatje.

Përtej faktit se është aksioner, Shteti, ka tagrin dhe detyrimin e mbrojtjes së interesit publik dhe ka kushte për dyshime për këtë deklarim me humbje të Albtelecom që konvertohet në mospagim taksash. Po kështu, si financohet operacionet e kompanisë, aksioneri Shtet nuk ka interes ta dijë? Të gjitha këto pyetje nuk kajë arbitrare, lidhen me një praktikë konkrete në një prej sipërmarrjeve më të mëdha në vend dhe në një prej sektorëve me më shumë fitim: Telekomunikacioni.

Në këtë kuadër, çfarë garancie është atëherë posedimi I 33% të aksioneve? Asnjë lloj garancie dhe ne këtë kemi të drejtë ta theksojmë duke parë të gjithë historikun e investimeve të mëdha në këtë vend që kanë patur në fillesa përkëdhelinë e shtetit. Mjafton këtu të kujtojmë CEZ, që nga një shans për vendin, u shndërrua në gangrenë e në fund aferë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.