Albtelecom
Garancia e rreme e 33% aksione shtetërore në Portin e Durrësit
Një ndër argumentet kryesore që ka përdorur kryeministri Edi Rama për të mbrojtur projektin e portit të Durrësit, është pjesëmarrja e shtetit shqiptar – për herë të parë siç tha ai me një kompani të huaj – si aksioner në sipërmarrjen në fjalë me 33%. Po çfarë implikon kjo? Kjo implikon se shteti shqiptar ligjërisht ka dorë në pasurinë që po investohet, se do të marrë fitime dhe se mandej ka tagër kontrolli dhe vendimmarrjeje. Këtë ka aksioneri.
Albtelecom drejt shitjes, hungarezët shprehin interes për ta blerë
Operatori më i madh i shërbimeve fikse të komunikimit në Shqipëri, Albtelecom, është drejt shitjes. Siç raporton Monitor, procesi i shitjes është në fazën fillestare dhe nuk ka ende një afat për përfundimin e saj.
Telecom Albania del në shitje. Albtelecom blerësi më i mundshëm
Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se kompania e telefonisë së lëvizshme, Telecom Albania, pjesë e Deutsche Telecom do të shitet. Sipas revistës në lojë për ta blerë janë kompanitë Vivacom, Globul Telenor dhe manjati grek, Vardis Vardinogiannis. Lajmi ka rrjedhur nga mediat bullgare, ndërkohë që dalja nga tregu e gjermanëve duket se është për arsye mirëfilli financiare. Revista referon të ardhurat për vitin 2017 të Telecom, të cilat kanë qenë shumë të ulëta. Në fakt kompania ka patur 36 milionë euro humbje, çka është me të vërtetë shumë.
Vodafone, Abltelekom dhe Telekom kanë mashtruar abonentët
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëron kompanutë celulare që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthejnë vlefshmërinë e paketave standarte me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore).
Albtelecom, Telekom Albania dhe Vodafone Albania në shkelje të hapur të kontratës me abonentët në mars të vitit 2016 bënë ndryshimin e kohëzgjatjes së ofertave për shërbimet mobile për përdoruesit me parapagim nga 30 ditë në 28 ditë.