Blloku Ekonomi
Bloomberg, ekonomitë e vogla me bankierët më të shtrenjtë në Europë
Mario Draghi mund të jetë kreu i Bankës Qëndrore Europiane me një pagë vjetore 386.000 euro, por të ardhurat e tij janë më të ulëta se krerët e Bankave Qëndrore të Italisë Gjermanisë dhe Belgjikës. Ky i fundit paguhet me 480,000 euro në vit. Bloomberg thotë se nuk ka shumë logjikë se si janë përllogaritur këto paga, pasi ekonomia belge është mezi 1/8 e ekonomisë gjermane, por Smets ka një pagë 10% më shumë se presidenti i Bundesbank, Jens ëeidmann.
Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën
Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.
Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon
Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama.
Brenda 2016-ës, bëhen aktive bankomatët postarë
Brenda këtij viti Posta Shqiptare do të ofrojë për qytetarët një shërbim të ri, atë të bankomatit postar. Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, gjatë takimit me homologun e tij në Prishtinë. Lazimi tha se bankomati postar do të shërbejë për tërheqjen e kolive postare, duke eleminuar radhët dhe pritjen.
Ndihmë nga Merkel për zhbllokimin nga Serbia të interkonjeksionit me Kosovën. Për çfarë shërbejnë takimet me "mikun Aleksandër" dhe diplomacia e gallatës?
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se Serbia po bllokon, "për arsye politike" funksionimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
"Fatkeqësisht, për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim me gjithë lobimin tonë dhe përpjekjet tona. Unë mund të përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se kryeministri Rama do ta bëjë të njëjtën gjë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, që na duhet që ky proces të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale”, tha Gjiknuri.
Inflacion i ulët, kërkesë konsumatore anemike
INSTAT-i publikoi indeksin e çmimeve për tetorin, i cili ishte vetëm 1.5% më i lartë se në tetorin e vitit të shkuar. Në shtator inflacioni me bazë vjetore ishte 1.8%, ndërsa në gusht ishte 2%.
Kjo rënie e inflacionit në dy muajt e fundit tregon se këerkesa konsumatore ka qenë anemike (kur ajo është e fortë, inflacioni rritet). Kërkesa për ushqime duket se ka qenë e lartë (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me 3.1%), ndërsa kërkesa për veshje dhe këpucë ka qenë e dobët (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me vetëm 1%)
Dështimi i sistemit e-tax, edhe ambasadori austriak ngre supet
Merr pjesë në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, por nuk ka asnjë të dhënë për shpërdorimet që dyshohet se i janë bërë fondeve të dhëna nga qeveria e tij, ambasadori austriak në Tiranë, Johan Satler ka deklaruar për “Tema TV” se nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e projektit e-tax, një sistem që ka kushtuar 16 milionë euro e që duhet të lehtësonte procedurat e deklarimit të biznesit. Për muaj të tërë është folur për probleme në sistem, për mosfunksionim të tij. Por asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.
LSI kërkon që fondet e rrugëve të mos shpërndahen me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vërejtje: A e auditon KLSH-ja këtë të fundit?
Një debat tjetër që pasqyron rivalitetin mes PS-së dhe LSI-së në qevrisjen e vendit është zhvilluar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Në prezantimin e buxhetit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka folur për rritjel të tij, por ka vënë në dukje se vetëm 9% do të përdoret për rrugë të reja.
Ndryshime në strukturën drejtuese tek Tatimet, ikën grupi i bashkëpunëtorëve të Briseida Shehajt
Ndryshon strukura drejtuese në administratën tatimore. Ikin drejtorët e Drejtorive të Kontrollit, Burimeve Njerëzore, IT-së, Ligjore, si dhe priten lëvizje në drejtoritë rajonale. Këto ndryshime po bëhen ende pa hyrë në fuqi struktura e re me ligj dhe të larguarit janë bashkëpunëtorë t ëish-drejtoreshës së tatimeve, Briseida Shehaj.
"TemaTv"
Pikëpyetjet mbi Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme, pse humbasin investitorët
Drafti i ri për Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme sjell ndryshime thelbësore në trajtimin e investimeve të ardhshme në këtë sektor, por njëkohësish prek edhe investimet ekzistuese, vlera e të cilave arrin në 400 milionë euro.
Një ndër elementët kryesorë që shqetëson investorët në draftin e ligjit është fakti se çmimi i blerjes që shteti u garanton prodhuesve të energjisë do të përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.