Dështimi i sistemit e-tax, edhe ambasadori austriak ngre supet

Postuar në 16 Nëntor, 2016 20:14

Merr pjesë në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, por nuk ka asnjë të dhënë për shpërdorimet që dyshohet se i janë bërë fondeve të dhëna nga qeveria e tij, ambasadori austriak në Tiranë, Johan Satler ka deklaruar për “Tema TV” se nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e projektit e-tax, një sistem që ka kushtuar 16 milionë euro e që duhet të lehtësonte procedurat e deklarimit të biznesit. Për muaj të tërë është folur për probleme në sistem, për mosfunksionim të tij. Por asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.

Projekti u realizua nga një kompani austriake me fondet e qeverisë austriake dhe parashikonte edhe analizën e riskut mbi të cilën mandej qeveria aktuale pretendon të ndërtojë politika të caktuara. Për analizën e riskut foli edhe ministri aktual, Arben Ahmetaj kur hapi diskutimin për heqjen e kategorizimeve të biznesit për efekt të Tatimit të Vlerës së Shtuar, por nuk ka ende asnjë raport rreth kësaj analize. Më herët, në media kanë dalë informacione se ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka patur përplasje me kompaninë, duke e fajësuar atë për rezultatet e dobëta në mbledhjen e të ardhurave. Ajo e ka bërë këtë në prani të misionit të FMN-së, por përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se është stafi i administratës së Tatimeve që nuk di të operojë sistemin. Sot që flasim, shefi i IT-së në Tatime, është shkarkuar, ndonëse është e paqartë sesa lidhet kjo me sistemin e-tax. Fakt është që askush nuk di të thotë asgjë për rezultatet e këtij projekti, që duhet të ishte ndihmë për biznesin dhe administratën. As ambasadori Satler që ka për detyrë të mbrojë investimet e qeverisë së vet.

http://www.tematv.al/2016/11/16/d%C3%ABshtimi-i-reform%C3%ABs-%E2%80%9Ce...

Këtu një pyetje lind vetiu: Pse nuk ndërhyhet për të korrigjuar problemet që mund të ekzistojnë? Kush lobon që ky projekt të qëndrojë formalisht efektiv, kur ai nuk siguron funksionalitetin e parashikuar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.