Pikëpyetjet mbi Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme, pse humbasin investitorët

Postuar në 14 Nëntor, 2016 19:13

Drafti i ri për Ligjin i ri për Energjinë e Rinovueshme sjell ndryshime thelbësore në trajtimin e investimeve të ardhshme në këtë sektor, por njëkohësish prek edhe investimet ekzistuese, vlera e të cilave arrin në 400 milionë euro.
Një ndër elementët kryesorë që shqetëson investorët në draftin e ligjit është fakti se çmimi i blerjes që shteti u garanton prodhuesve të energjisë do të përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.
Asnjë nga vendet e rajonit nuk e aplikon këtë model, ndërsa arsyet se përse Ministria e Energjisë dhe Industrisë kërkon ta eksperimentojë atë, ngrenë dyshime të forta. Qeveria argumenton se numri i madh i koncesioneve të dhëna nga qeveria e djathtë krijojnë kosto tek konsumatori dhe se është e nevojshme vendosja e një çmimi të rishkuar për çdo vit në mbështetje të energjisë së rinovueshme, duke vendosur një formulë për një çmim të ndryshueshëm sipas referencave të tregut.

Drafti

Ligji i ri për energjinë e rinovueshme, nga sa rezulton edhe nga konsultat me investitorët e fushës, duhet të ishte një garanci për investimet aktuale dhe ato të ardhmet. Përcaktimi i një çmimi afatgjatë të pandyshuar do të shmangte pasigurinë në këtë sektor dhe në këtë mënyrë do të kishin kuptim plan –bizneset dhe do të evitoheshin negocimet me çdo qeveri të radhës.
Prodhuesit thonw se rishikimi çmimit të energjisë së prodhuar çdo vit i vë prodhuesit nën presion, në kushte pasigurie e paqartësie për të kuptuar nëse duhet të investohen më tej për të prodhuar energji, apo prodhimi do të jetë i kotë, për shkak se çmimi i shitjes së energjisë nuk do të mjaftojë as për t’u kthyer investimet.
Ata thonw se ndryshe nga sa ndodh me energjinë e importuar, energjisë së prodhuar në vend, çmimin që qeveria paguan, ai merr përsëri në një pjesë të madhe mbrapsht në punësim, tatime, taksa, tarifë fikse koncesionare dhe asete që i falen në fund të periudhës koncesionare. Ulja e humbjeve për çdo vit, deri në arritjen në vlera minimale, do të mjaftonte për të mbështetur investimet në energjinë e prodhuar nga hidrocentralet e vegjël, ku deri më sot janë realizuar 400 milionë euro investime.

Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.