Inflacion i ulët, kërkesë konsumatore anemike

Postuar në 17 Nëntor, 2016 20:30

INSTAT-i publikoi indeksin e çmimeve për tetorin, i cili ishte vetëm 1.5% më i lartë se në tetorin e vitit të shkuar. Në shtator inflacioni me bazë vjetore ishte 1.8%, ndërsa në gusht ishte 2%.

Kjo rënie e inflacionit në dy muajt e fundit tregon se këerkesa konsumatore ka qenë anemike (kur ajo është e fortë, inflacioni rritet). Kërkesa për ushqime duket se ka qenë e lartë (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me 3.1%), ndërsa kërkesa për veshje dhe këpucë ka qenë e dobët (ky grup ka patur një rritje vjetore të indeksit të çmimeve me vetëm 1%)

Rënia e inflacionit në dy muajt e fundit përputhet me gjetjet e sondazhit të Follow Business Albania, të zhvilluar në shtator (http://www.respublica.al/2016/10/28/sondazhi-follow-business-albania-rritje-e-ngadalt%C3%AB-e-konsumit )

e.z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.