Bloomberg, ekonomitë e vogla me bankierët më të shtrenjtë në Europë

Postuar në 23 Nëntor, 2016 10:57

Mario Draghi mund të jetë kreu i Bankës Qëndrore Europiane me një pagë vjetore 386.000 euro, por të ardhurat e tij janë më të ulëta se krerët e Bankave Qëndrore të Italisë Gjermanisë dhe Belgjikës. Ky i fundit paguhet me 480,000 euro në vit. Bloomberg thotë se nuk ka shumë logjikë se si janë përllogaritur këto paga, pasi ekonomia belge është mezi 1/8 e ekonomisë gjermane, por Smets ka një pagë 10% më shumë se presidenti i Bundesbank, Jens ëeidmann. Qiproja, e cila është një nga ekonomitë më të vogla në rajon e paguan bankierin e saj qendror më shumë nga Spanja, e cila është ekonomia e katërt më e madhe.

Luksemburgu nga anën tjetër, i cili është një nga vendet më të pasura të eurozonës, në bazë të të ardhurave për frymë e paguan bankierin e saj qëndror me një pagëbrelativisht të ulët. Gaston Reinesch merr 181,000 euro. Në raport ka të dhëna edhe për vendet jashtë eurozonës. Kështu, kreu i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka të ardhura vjetore prej 480,000 paund (599,000 dollarë) plus strehimin, ndërsa Bankier qendror i Bankës Kombëtare të Zvicrës, Thomas Jordan merr 876 500 franga (US $ 867,000) në vit.

Megjithatë, pagat e bankierëve qendrorë janë të uleta krahasim me krerët e bankave private. Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Bank, John Cryan, i cili nuk ka pranuar të marrë bonus në vitin 2015, kishte të ardhurat e 1.9 mil. euro vitin e kaluar, ndërsa homologu i tij në BNP Parbias, Jean-Laurent Bonnafe mori një paketë prej rreth 3.5 mil. euro. https://www.bloomberg.com/news/articles/2016-11-22/when-it-comes-to-cent...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.