Blloku Bota

Nuland: I kuptuam me vonesë ambiciet e Rusisë dhe Kinës

Postuar në 12 Maj, 2024 13:39

Victoria Nuland, një emër i njohur në diplomacionë amerikane, u largua pak kohë më parë nga Departamenti i Shtetit pasi shërbeu në nivelet e tij më të larta, fillimisht si nënsekretare e Shtetit e administratës Biden për çështjet politike dhe, për disa muaj, si zëvendëssekretare e Shtetit në detyrë. Ajo ka qenë diplomate karriere dhe ka mbajtur një sërë rolesh nën presidentët republikanë dhe demokratë.

Gjobë "iracionale" ndaj ExxonMobil. 725 mln dollarë për një ish-mekanik të diagnostikuar me leuçemi

Postuar në 11 Maj, 2024 11:43

Një gjykatë në Pensilvani ka vendosur se kompania ExxonMobil duhet t’i paguajë një ish-mekaniku, Paul Gill, 725.5 milionë dollar nën akuzën se ka provokua leuçeminë te ky i fundit.

Impasi diplomatik i Perëndimit/Kosovës i duhet investim në sigurinë e vet

Postuar në 10 Maj, 2024 18:21

Duket se amerikanët po shtyjnë një përpjekje të fundit për të bindur Kosovën që të pranojë krijimin e Asocacionit si kusht për hapjen e derës së Këshillit të Europës. Nëse një gjë e tillë u njoftua muaj më parë nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, ajo po vihet sot në zbatim nga diplomatë të Europës, si ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde që si përfaqësues i një shteti më afë Prishtinës ka bërë thirrje që Prishtina “të marrë një vendim të guximshëm për të arritur 2/3-t e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës”.

Mishutsin ripropozohet për kryeministër i Rusisë

Postuar në 10 Maj, 2024 13:04

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ripropozuar kandidaturën e Mikhail Mishutsin për detyrën e kryeministrit të Federatës Ruse. Lajmin e ka bërë kreu i Duma-s, Vyacheslav Volodin, sipas të cilit procedura e re e shqyrtimit të kandidaturës do të bëhet në përputhje me amendimet kushetuese të vitit 2020, që i japin Parlamentit pushtet formal të diskutojë dhe votojë propozimin e Presidentit.

Lukashenko: Të parandalojmë Luftën e Tretë Botërore

Postuar në 10 Maj, 2024 11:01

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, thotë se Lufta e Tretë Botërore duhet parandaluar, sepse në të kundërt një apokalips bërthamor është i pashmangshëm.

Katër vende të BE-së do të njohin shtetin e Palestinës

Postuar në 09 Maj, 2024 18:56

Spanja mund t'i bashkohet Irlandës dhe "partnerëve të tjerë të BE" në njohjen e Palestinës si shtet më 21 maj. Kjo lëvizje do ta detyronte kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez të ndjekë kërkesën e partnerit të koalicionit Sumar.

Një ditë më parë, transmetuesi publik irlandez RTE raportoi se Irlanda, Spanja dhe "partnerët e tjerë të BE" mund të njohin "Shtetin e Palestinës" më 21 maj - informacion që sipas RTE është verifikuar "me dy burime të ndryshme".

"Mos bëni biznes me Izraelin"

Postuar në 09 Maj, 2024 13:35

Kompanitë spanjolle që bëjnë biznes me Izraelin duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që marrëdhëniet e tyre tregtare me shtetin "të mos kontribuojnë në gjenocidin në Palestinë", paralajmëroi ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy.

Mediat opozitare serbe shkruajnë se kryeministri i ri nis punën me një kopje të fjalimit të paraardhëses Brnabiç

Postuar në 08 Maj, 2024 16:32

Gazeta opozitare serbe “Danas” ka vënë në dukje një element qesharak të inaugurimit të kryeministrit të ri Milos Vuçeviç. Sipas gazetës në fjalë, Vuçeviç, një mbështetës gati robotik i Presidentit Aleksandër Vuçiç, ka kopjuar pjesë të fjalimit të tij nga fjalimi i Ana Brnabiç, kur kjo mori detyrën vite më parë si drejtuese e Ekzekutivit.

Të dy e shpallën arsimin dhe shkencën prioritet. Vuçeviç kopjoi pjesë të fjalimit të paraardhëses rreth nevojës “për të vijuar që Serbia të jetë vendi më progresiv në Europë në terma të cilësisë dhe inovacionit

Çështja "Beleri" mbetet dypalëshe. Ka rrezik që Rama të instrumentalizojë emigrantët shqiptarë në Greqi

Postuar në 08 Maj, 2024 15:19

Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Constantinos Filis, profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan të Greqisë, shkruan për politikën e jashtme të Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, rrethanat e reja rajonale diktojnë formulimin e “një strategjie përfshirëse për një periudhë pesë vjeçare” që do të vinte në të njëjtin nivel politik me deklaratën e Selanikut të vitit 2003. Filis e hap komentin e vet me Kosovën dhe situatën e krijuar së fundmi me Serbinë, por nuk ofron ndonjë sugjerim sesi Greqia do të duhet t’i qaset gjendjes së tanishme.

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19

Postuar në 08 Maj, 2024 12:19

AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19 për shkak të një “tepricës së vaksinave të përditësuara në dispozicion”.

Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se AstraZeneca nuk është më e autorizuar për përdorim.

Gjiganti farmaceutik e argumentoi këtë vendim me faktin se tani në treg ka vaksina të reja të përshtatura me variantet e reja të Covid-19. Kjo sipas tyre ka çuar në rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota