Blloku Bota
Kubanët i bashkohen ushtrisë ruse
Rusia po rekruton shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Sipas një investigimi të BBC, pagesa e lartë dhe mundësitë që jep pasaporta ruse janë dy arsyet pse kubanët zgjedhin radhët e ushtrisë ruse.
Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger
Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.
Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.
Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.
Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë prodhimin e avionëve Boeing
Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë po rëndojnë inidrekt mbi një nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe. Boeing po has vështirësi në prodhimin e avionëve 787 Dreamliner për shkak të mungesës së një komponenti kyç, subjekt i sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, raporton Wall Street Journal.
Izraeli ndalon veprimtarinë dhe transmetimet e Al Jazeera
Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.
Pas talebanëve, SHBA në tryezë edhe me Hamasin
Media të ndryshme bëjnë me dije se një delegacion i Hamasit, organizata islamike palestineze, është drejtuar për në Kajro në përpjekje të firmosjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Ndërmjetësit sugjerojnë që palët të ndalin luftimet për 40 ditë, kohë kur do të kryhet shkëmbimi i pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Pashka serbe/Ne serbët jemi viktima të përjetshme!
Në një mesazh me rastin e Pashkëve, Patriarku serb, Porfirije, ka shpërndarë një mesazh që cilësohet si “mesazh uniteti” nga agjencia serbe “Tanjug”. Duke ngritur lart sakrificat e kombit serb në dy luftërat botërore, Porfirije ka folur edhe për dy çështje që vështirë se kanë lidhje me Ungjillin dhe Pashkët.
Ish-kreu i Agimit të Artë në Greqi lë burgun
Ish-kreu i Agimit të Artë, partia e djathtë greke, Nikos Michaloliakos, pritet të dalë së shpejti nga burgu. Sipas Këshillit Gjyqësor të Lamias, Michaloliakos përmbush kërkesat ligjore për një lirim të shpejtë, pasi ka kryer 3/5-t e dënimit prej 13 vjetësh.
Konflikti sot është mes Liberalizmit të Ri dhe ruajtjes së Traditës
Gazetari Tucker Carlson, që bëri disi bujë para pak kohësh me një intervistë të marrë presidentit rus, Vladimir Putin, ka intervistuar kësaj radhe Alexander Dugin, konsideruar si një lloj ideologu i Kremlinit në përballjen e tij me “normat perëndimore”. Intervista ka një lloj interesi pasi shpjegon në mënyrë të thjeshtë narrativën zyrtare ruse kundër atyre që quhen të drejta të pakicave në Perëndim, e më tej edhe botëkuptimin filozofik nga derivon ajo.
Fermerët serbë kundërshtojnë emërimin e ministrit të Bujqësisë
Fermerët serbë dolën në shesh për të kundërshtuar emërimin e ministrit të ri të Bujqësisë. Të hipur në traktorë, ata protestuan para ndërtesës së presidencës.
Djordje Grujic, fermer nga qyteti Srbobran i Vojvodinës dhe përfaqësues i Shoqatës për Mbrojtjen e Fermerëve 2022, tha se fermerët janë të pakënaqur me situatën e tyre dhe zgjidhjet që ka dhënë Ministria e Bujqësisë.
Grujiç shtoi se komunikimi i dobët me autoritetet përkatëse është gjithashtu një nga arsyet pse ata janë të pakënaqur.
Rusia ekspozon armët perëndimore të kapura në Ukrainë
Ministria ruse e Mbrojtjes ka organizuar një ekspozitë të armëve të prodhimit perëndimor të kapura nga forcat ruse gjatë lufitmeve në Ukrainë.
Ekspozita është inskenuar në Parkun e Fitores në Moskë dhe sipas mediave ruse paraqet armatime dhe mjete ushtarake të prodhuara në 12 vende të Perëndimit si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Turqia, Suedia, Republika Çeke, Afrika e Jugut, Finlanda, Australia, Austria dhe Ukraina.