Ish-kreu i Agimit të Artë në Greqi lë burgun
Ish-kreu i Agimit të Artë, partia e djathtë greke, Nikos Michaloliakos, pritet të dalë së shpejti nga burgu. Sipas Këshillit Gjyqësor të Lamias, Michaloliakos përmbush kërkesat ligjore për një lirim të shpejtë, pasi ka kryer 3/5-t e dënimit prej 13 vjetësh.
Prokurori grek ka kundërshtuar vendimin duke cilësuar se ndonëse kriteret formale përmbushen, ish-kreu i Agimit të Artë nuk ka shprehur asnjë pendesë për bindjet e veta dhe aktet e kryera, mes të tjerave edhe shkrimet e të dënuarit ku shpall se është dënuar për shkaqe politike.
Michalolaikos i ndalohet largimi nga Atika dhe ka detyrim paraqitje në komisariatin lokal. Ai u dënua në vitin 2020 nën akuzën e drejtimit të një organizate kriminale ndaj së cilës ngrihen pretendime për akte dhune.
Add new comment