Pashka serbe/Ne serbët jemi viktima të përjetshme!
Në një mesazh me rastin e Pashkëve, Patriarku serb, Porfirije, ka shpërndarë një mesazh që cilësohet si “mesazh uniteti” nga agjencia serbe “Tanjug”. Duke ngritur lart sakrificat e kombit serb në dy luftërat botërore, Porfirije ka folur edhe për dy çështje që vështirë se kanë lidhje me Ungjillin dhe Pashkët.
Nuk po zvogëlojmë shkallën e krimit në Srebrenicë, por si ortodoksë serbë nuk mund të heshtim përkundrejt krimeve kundër popullit tonë në afërsi të Srebrenicës ku familje të tëra u zhvendosën dhe kjo vazhdoi mes viteve 1992-1995
ka thënë Porfirije që e ka cilësuar rezolutën e OKB-së për Srebrenicën “si amorale”.
Nuk mund të mungonte Kosova, “zemra jonë, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ndërthuren”, dhe ku “serbët dhunohen vetëm pse janë kristianë”.
Ata jetojnë në të ashtuquajturën paqe, paqe ku nuk ka liri, paqe ku ka vetëm frikë dhe padrejtësi
citohet Patriarku që ka vazhduar kështu traditën e politikës me Kishën.
Add new comment