Blloku Bota
Plumba kryeministrit sllovak Robert Fico
Mediat raportojnë se ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është kryer një atentat me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime thuhet se Fico është plagosur pasi ndaj tij janë kryer tri qitje. Portali sllovak www.aktuality.sk shkruan se atentati është bërë në afërsi të qendrës kulturore në Handlova. Sipas të dhënave paraprake atentatori është ndaluar një person i dyshuar, ndërkohë që për Ficon, një drejtues i njohur politik në Sllovaki dhe i cilësuar si populist, thuhet se ka marrë dy plumba por është jashtë rrezikut për jetën.
Në Kinë e kuptojnë domethënien e krizës ukrainase
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një interviste me agjencinë kineze "Xinhua" se ai mbështet planin kinez për paqe në Ukrainë, duke cilësuar se “Kina e kupton konfliktin dhe domethënien e tij gjeopolitike”. Duke mos kursyer lavdërimet për Kinën dhe historinë e saj, Putin ndër të tjera ka nënvizuar se Kremlini e vlerëson planin kinez të që pikave për “Zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.
Athina paralajmëron aksion diplomatik për "provokimet nacionaliste" në Ballkan
Mbrëmjen e djeshme në versionin anglisht të gazetës konservatore greke, “Kathimerini” është shfaqur një editorial i shkurtër nën titullin: Roli i Perëndimit. Teksa vihet në dukje fakti se aderimi në “familjen perëndimore” ka disa kërkesa specifike, drejtuesit e gazetës nënvizojnë se i takon liderëve europianë dhe të SHBA që:
të bëjnë këto terma të qartë për ata që ende peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit të shekullit të shkuar
Angli, ndalohet edukimi seksual për fëmijët poshtë 9 vjeç
Shkollave në Angli do t’u ndalohet mësimi I edukatës seksuale te nxënës poshtë 9 vjeç. Lajmi raportohet nga BBC sipas së cilës plani në fjalë bën pjesë në udhëzimet e reja. Rishikimi i udhëzimit statutor mbi marrëdhëniet, edukimin seksual dhe shëndetit u paralajmërua nga kryeministrit Rishi Sunak, që foli për “ekspozim të fëmijëve ndaj përmbajtjes së papërshtatshme”.
Deputetët gjermanë propozojnë mbrojtje ajrore 70 km të Ukrainës nga NATO
Një grup deputetësh gjermanë kanë propozuar krijimin e një zone ajrore mbrojtjeje të NATO-s mbi Ukrainë për ta mbrojtur vendin nga sulmet ruse.
Deputetët propozojnë që rrezja e mbrojthes të jetë 70 km dhe ndjek modelin operacional të aplikuar gjatë sulmit iranian mbi Izrael.
Sipas Roderich Kiesewetter, zëdhënësi i CDU-së për parandalimin e krizës kjo do ta mbronte Ukrainën nga ofensiva aktuale ruse.
Plani, i cilësuar gjerësisht si objektiv është refuzuar nga një zyrtar i lartë i partisë së kancelarit Olaf Scholz që e ka cilësuar atë ai zjarrnxitës.
"Ato dyer që m'i mbylli e Keqja, do t'i hapë Zoti vetë"
Pas refuzimit për të lejuar hyrjen e tij në Kosovë, Patriarku serb Porfirije ka reaguar me një deklaratë përmes së cilës ka bërë edhe një paralajmërim solemn.
Si Patriarku serb, si një qytetar dhe si një besimtar, une di dhe afirmoj se ato dyer herët apo vonë do të hapen nga Zoti vetë. Ata që kanë mbyllur ato dyer të shtëpisë së lutjes po i bëjnë keq së pari vetes dhe mandej të gjithë popullit…Është e sigurtë për ne, sidomos në Kosovë dhe Metohi se parajsa është e hapur dhe ata do të hapin të gjitha dyert që e keqja nga i mbylli
Refuzohet hyrja e kreut të Kishës Serbe në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.
Nëse duan ta zgjidhin konfliktin në Ukrainë në fushëbetejë, ashtu qoftë!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ripropozuar për këtë detyrë, ka deklaruar se Rusia është e gatshme për të negociuar paqen me Ukrainën, me vepra jo me fjalë. Megjithatë, në fjalën e mbajtur në takimin e Këshillit Federativ, Lavrov ka theksuar se:
Nëse ata duan të zgjidhin konfliktin në fushëbetejë, ashtu qoftë
Putin largon Shoigu dhe Patrushev. Ekonomisti Andrey Belousov caktohet ministër i Mbrojtjes
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar sot disa ndryshime të befasishme në aparatin e sigurisë. Lëvizja më e rëndësishme është largimi i ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreut të Këshillit të Sigurisë, Nikollai Patrushev.
Më e papritura dhe atipikja për metodën ruse është pasuesi i Shoigu, ish-zv.kryeministri Andrey Belousov, një ekonomist.
Sigurim jete mbi leximin e ADN-së. Australia rishikon ligjet e "diskriminimit genetik"
Aksesi i kompanive të sigurimit në informacionin shëndetësor të klientëve të tyre po çon në atë që ka marrë emrin diskriminim gjenetik. Përparimi i teknologjive mjekësore ka bërë të mundur që shumë t’u drejtohen atyre për testimin gjenetik, nga i cili mund të mësohet predispozita për sëmundje të rënda si kanceri.
Por njëkohësisht me personin që e kryen këtë testim, rezultatet mund të arrijnë edhe te kompanitë e sigurimit, të cilat më pas refuzojnë sigurimin e jetës për klientë të tillë dhe familjarët e tyre.