Angli, ndalohet edukimi seksual për fëmijët poshtë 9 vjeç
Shkollave në Angli do t’u ndalohet mësimi I edukatës seksuale te nxënës poshtë 9 vjeç. Lajmi raportohet nga BBC sipas së cilës plani në fjalë bën pjesë në udhëzimet e reja. Rishikimi i udhëzimit statutor mbi marrëdhëniet, edukimin seksual dhe shëndetit u paralajmërua nga kryeministrit Rishi Sunak, që foli për “ekspozim të fëmijëve ndaj përmbajtjes së papërshtatshme”.
Megjithatë ka diskutime mbi masën në fjalë pasi edhe tani në shkollat angleze nuk mësohet edukimi seksual për fëmijë të moshës 6 vjeç dhe në çdo rast prindërit kanë të drejtë të tërheqin fëmijën nga lënda në fjalë.
Aktualisht në Angli edukimi seksual është i detyrueshëm në shkollën e mesme dhe aty përfshihen seksi, pjesët e trupit, marrëdhënia seksuale, miratimi, abuzimi online, abuzimi në shtëpi dhe mutilacioni i organeve gjenitale të femrës.
Add new comment